Bota
2024: Pritet rekord i shitjeve të veturave elektrike dhe hibride
Gjithashtu shumica e makinave elektrike do të kushtojnë njësoj si ekuivalentët e benzinës deri në vitin 2030 me uljen e çmimeve
Shitjet e veturave elektrike dhe hibride do të regjistrojnë një rekord të ri global në vitin 2024, pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes në disa tregje, sipas parashikimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Agjencia me bazë në Paris tha se 17 milionë automjete elektrike me bateri dhe automjete elektrike hibride do të shiten në vitin 2024, më shumë se 20% krahasuar me 2023-shin.
Gjithashtu se shumica e makinave elektrike do të kushtojnë njësoj si ekuivalentët e benzinës deri në vitin 2030 me uljen e çmimeve. Tesla uli çmimet gjatë fundjavës, ndërsa lufton për të ruajtur pjesën e saj të tregut mes konkurrencës së ashpër nga rivalët kinezë si BYD, pretendenti i saj më i afërt si prodhuesi më i madh në botë i makinave elektrike me bateri, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Prodhuesit e makinave janë ankuar se rritja e kërkesës për makina elektrike po ngadalësohet, duke i detyruar ata të ofrojnë ulje çmimi për të konkurruar. Ndërsa kjo mund të dëmtojë disa prodhues makinash, çmimet më të ulëta gjithashtu ka të ngjarë të përshpejtojnë tranzicionin.
Sipas kreut të Agjencisë, vala e investimeve në prodhimin e baterive sugjeron se zinxhiri i furnizimit me automjetetet elektrike po përparon për të përmbushur planet ambicioze të prodhuesve të automjeteve për zgjerim. Si rezultat, pjesa e automjeteve elektrike në rrugë pritet të vazhdojë të rritet me shpejtësi.
Në tremujorin e parë të vitit 2024 pati më shumë shitje të hibridëve elektrikë dhe plug-in – të cilët kombinojnë një motor benzine me një bateri, sesa në të gjithë vitin 2020.
Hibridet ende emetojnë sasi të mëdha dioksidi karboni kur janë në përdorim, megjithëse disa në industrinë e makinave argumentojnë se – nëse përdoren siç duhet – ato janë një hap i domosdoshëm për të ulur emetimet derisa të përmirësohet infrastruktura publike e mbushjes. Disa vende janë përqendruar në inkurajimin e adoptimit të automjeteve elektrike: katër të pestat e të gjitha makinave të shitura në Norvegji në vitin 2023 ishin elektrike. Megjithatë, politikat ndryshojnë shumë, me Kinën dhe vendet më të pasura evropiane në përgjithësi përpara pjesës tjetër të botës, përfshirë SHBA-në.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











