Lajme
Me mesataren 672.000 franga për një të rritur, Zvicra, sërish e para në botë
Pasuria mesatare e një të rrituri në Zvicër ishte pak më pak se 697,000 dollarë (672.000 franga), që është 3 për qind më shumë se një vit më parë
Pasuria e zviceranëve vazhdoi të rritet në vitin e dytë të pandemisë, 2021. Kështu, Zvicra ruan pozitën e saj të parë në mbarë botën. Konkretisht, pasuria mesatare e një të rrituri në Zvicër ishte pak më pak se 697,000 dollarë (672.000 franga), që korrespondon me një rritje prej 3 për qind krahasuar me një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Kjo mund të lexohet në Raportin Global të Pasurisë Credit Suisse, të publikuar të martën.
Totali i aktiveve përbëhet nga aktive financiare (aksione, obligacione, sigurime jete, etj.) dhe aktive të prekshme (pasuri të paluajtshme, mallra konsumi, etj.), duke hequr detyrimet.
Në radhë, pas Zvicrës vijnë: SHBA, Hong Kongu dhe Australia, ku mesatarja e pasurisë për frymë, në krahasim me Zvicrën është tashmë rreth 120,000 deri në 150,000 dollarë më e ulët. Zvicra ka arritur të ketë epërsi të madhe në krahasim me këto shtete falë, në veçanti akumulimit të aktiveve përmes fondeve të pensioneve, shkruan sda.ch.
Kështu ka shpjeguar të martën në një konferencë për media Nannette Hechler-Fayd’herbe, Drejtore e Ekonomisë dhe Kërkimeve Globale dhe CIO e rajonit EMEA në Credit Suisse.
Gjithashtu, pasuria mesatare anon nga grupi i vogël i njerëzve shumë të pasur. Sipas përgjegjësve në Credit Suisse dhe autorit të studimit, Anthony Shorrocks, pasuria mesatare është si rrjedhim shumë më domethënëse; pra gjysma e pasurisë së njerëzve është mbi këtë vlerë dhe gjysma tjetër është nën të, që quhet vlera Median. Ndërsa vlera mesatare del kur bashkohen pasuritë e të gjithëve dhe pastaj ndahen në numrin e të gjithëve, në këtë rast, në numrin e zviceanëve
Pasuria mesatare po ashtu është rritur
Këtu kemi një pamje pak më ndryshe. Edhe pse edhe mesatarja e pasurisë në Zvicër po ashtu është rritur, si në shumicën e vendeve të anketuara, me një vlerë prej pak më shumë se 168,000 dollarë amerikanë, Zvicra është vetëm e gjashta në renditjen globale, përcjell albinfo.ch. Australia, Belgjika dhe Zelanda e Re janë në krye me pasuri mesatare midis 274,000 dhe 231,000 dollarë amerikanë.
Numri i milionerëve dhe miliarderëve në Zvicër konsiderohet se do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme, përkatësisht nga 1.15 milion në pothuajse 1.6 milion në vitin 2026, të paktën sipas projeksionit të Credit Suisse. Me këtë shifër absolute, Zvicra është pak jashtë dhjetëshes së parë globalisht. Deri tani më së shumti milionerë janë në SHBA, pasuar nga Kina dhe Japonia.
Në nivel global, aktivet e akumuluara janë rritur me pothuajse 10 për qind në mbi 463 trilionë dollarë amerikanë; e rregulluar për efektet e monedhës, kjo madje korrespondoi me një rritje prej gati 13 për qind. Kjo është rritja më e fortë e realizuar ndonjëherë. Mesatarisht, çdo i rritur kishte pasuri prej 87,500 dollarë.
Ulje e vogël e pabarazisë
Indeksi Gini, i cili përmbledh shpërndarjen e pabarabartë të pasurisë brenda popullsisë në një numër statistikor, në Zvicër ishte 77.2 në . 0 do të ishte shpërndarje e barabartë e përsosur e pasurisë dhe 100 do të ishte pabarazi të përsosur, d.m.th nëse një person zotëronte gjithçka.
Kështu, pabarazia në Zvicër ka një rënie në krahasim me dhjetë vjet më parë (81.0). Në krahasim, shpërndarja e pasurisë në Austri është paksa më e drejtë, ndërsa pak më e padrejtë, në Gjermani, trasnmeton albinfo.ch. Në një krahasim ndërkombëtar, vendet e Evropës Jugore kanë dalë më mirë me vlerat nën 70, ndërsa shpërndarja e pasurisë në rajonin arab dhe në disa vende afrikane ishte dukshëm më e pabarabartë, me Ginis pak nën 90.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë