Lajme
Zvicra ndihmon komunitetin RAE me 1.2 milion franga
SDC-ja zvicerane mbështet përfshirjen sociale të romëve, ashkalinjëve, egjiptianëve dhe komuniteteve tjera të ndjeshme në Kosovë me 1.2 milion franga. Projekti përfshinë periudhën tre vjeçare, 2017-2019
Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) nënshkruan kontratën për një projekt 3 vjeçar që ka për qëllim të mbështesë përfshirjen sociale të romëve, ashkalinjve, egjiptianëve dhe komuniteteve tjera të ndjeshme në Republikën e Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua nga Adrian Maître, zëvendësdrejtor i departamentit për bashkëpunim me Evropën lindore të SDC-së dhe Isak Skënderi, drejtori ekzekutiv i VoRAE.
“Ky bashkëpunim ka për qëllim të përmirësojë kushtet e jetesës dhe kontribuojë në përfshirjen sociale të romëve, ashkalinjve, egjiptianëve dhe komuniteteve tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Kjo iniciativëm siç thuhet, është konceptuar mbi të arriturat dhe përvojat e fazës së kaluar, “e cila solli ndryshime bazike të konsiderueshme të jetës së këtyre komuniteteve”.
“Përkatësisht, në fushën e arsimit, mbështetje shtesë u është ofruar mbi 4,000 nxënësve të shkollave fillore përmes 22 qendrave të mësimit shkollor plotësues në 11 komuna dhe mbi 1,770 bursa janë ofruar për nxënësit e shkollave të mesme. Për më tepër, kushtet e banimit janë përmirësuar për 230 familje, sikurse edhe infrastruktura bazike për 1,700 njerëz”, thuhet në njoftimin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim.
“Në periudhën 2017-2019, projekti do vazhdojë të mbështesë aktivitete në fushën e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, derisa fokus i theksuar do jetë institucionalizimi i këtyre qasjeve me autoritetet përkatëse. Projekti do të zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga VoRAE si dhe dy organizata zvicerane, Hilfswerk der evangelischen Kirchen Schweiz (HEKS) dhe Terre des Hommes (TdH)”, vazhdon njoftimi.
Ndryshe, SDC-ja në këtë projekt kontribuon me 1.2 milion franga zvicerane, ndërsa për zbatimin e këtij projekti, vlera financiare e përgjithshme është 3.8 milionë franga zvicerane.
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












