Lajme
Zviceranët, të parët në “Skena UP”
Në “Skena UP”, çmimi kryesor i ka takuar shfaqjes “Sehnsucht” nga shkolla zvicerane “Teatro Dimitri-Academy for physical theatre”
Në edicionin e nëntë të festivalit “Skena UP”, në kategorinë e teatrit çmimi kryesor i ka takuar shfaqjes “Sehnsucht” nga shkolla zvicerane “Teatro Dimitri-Academy for physical theatre”, me regji, skenar e në rol kryesor të Marco Cupellari.
Tregimi i kësaj shfaqjeje bazohet në jetën e një personi që jeton brenda botës së tij të izoluar me mungesë komunikimi.
“Opalescene”, filmi kanadez me regji të Alejandro Jimnez ka marrë çmimin “Filmi më i mirë” në edicionin e nëntë të festivalit “Skena UP”. Filmi i prodhuar nga shkolla INIS në Kanada me Noemie Godin-Vigneau dhe Alex Belec në rolet kryesore është vlerësuar për rrëfimin që i përmbush mrekullueshëm të gjitha kriteret e një filmi artistik.
Në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër, që u mbajt prej 5 deri më 12 dhjetor në Prishtinë janë dhënë 90 filma dhe 9 shfaqje, të vendit dhe ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











