Lajme
Zvicër: Nuk ka azil për shqiptarët
Këtë deklaratë e ka dhënë në Berat ambasadori zviceran, Kristof Graf.
“Problemi me azilantët nuk është kritik, kemi një procedurë që brenda 48 orësh verifikon personat që kanë hyrë dhe merren masat ndaj tyre. Zvicra nuk jep azil për motive ekonomike. Vitet e fundit kemi pasur ardhje emigrantësh nga zonat shqipfolëse, kryesisht nga Kosova, të cilët ndihmojnë për të kuptuar realitetin e vërtetë të aplikuesve. Shqipëria është një vend i sigurt”, ka thënë Graf, transmetojnë mediet në Tiranë.
Në vizitën e tij të parë zyrtare në Berat, ambasadori ka shkuar për të parë nga afër realizimin e projektit TAP.
„Projekt i rëndësishëm është edhe TAP, nga i cili përfiton i gjithë vendi. Në mënyrë të veçantë ka një program për gazifikimin e Beratit, për përdorim të brendshëm, jo thjesht si qytet tranzit”, thekson Graf.
Ambasada zvicerane në Tiranë ka bashkëpunim të hershëm me Komunën e Beratit në realizimin e projektit të Qendrës për fëmijët me aftësi të kufizuara.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












