Lajme
Zjarre në shumë zona në Shqipëri
Banorët kanë dalë nga shtëpitë dhe u kanë kërkuar mjeteve zjarrfikëse të ndërhyjnë për t’i shpëtuar, por në disa zona ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë
Një zjarr i fuqishëm përfshiu kodrat e fshatrat Vajkan dhe Ardenicë të Fierit, duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Era e fortë i përhapi shumë shpejt flakët në drejtim të banesave të fshatit.
Banorët kanë dalë nga shtëpitë dhe u kanë kërkuar mjeteve zjarrfikëse të ndërhyjnë për t’i shpëtuar, por në disa zona ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Në këto kushte, banorët kanë tentuar të përballen të vetëm me flakët. Rrezik i madh për banorët ishte dhe përfshirja nga flakët e ish-repartit ushtarak të Vajkanit, në të cilin gjendeshin me dhjetëra fishekë që nisën të plasnin.
Flakët janë vënë re nga banorët rreth orës 14 dhe sipas tyre janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në linjën e tensionit të ulët që kalon në masivin me pisha pranë fshatit Ardenicë, raporton Top Channel.
Ndërsa në Rrajcë, Bashkia e Prrenjasit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura të Elbasanit ia ka dalë që pas tre ditësh të vërë zjarrin nën kontroll.
Kurse Bashkia e Librazhdit po normalizon situatën në fshatin Kostenjë, në kufi me Dibrën, i cili ka përfshirë kullota e pyje. Ndërsa në Dardhë zjarri vazhdon ende.
Një vatër tjetër e rrezikshme është ajo e shfaqur në fshatin Skëndërbe, në kufi me Maqedoninë. Të gjithë punonjësit tashmë duket se do të zhvendosen në këtë zonë për të nisur një tjetër betejë.
Kurse në malin e Shushicës, në Elbasan, situata duket e normalizuar. Në Dukat u desh ndërhyrja e avionëve që erdhën nga Greqia për të vënë nën kontroll gjendjen, por era i rikthen herë pas here vatrat e zjarrit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












