Lajme
Zijadin Sela, jashtë rrezikut
Sela është sulmuar, menjëherë pasi Institucioni më i lartë ligjvënës i Maqedonisë, votoi Talat Xhaerin, për kryetar të Kuvendit
Ndërkohë lajmet që vijnë nga Shkupi flasin për njüe gjendje jashtë rrezikut për deputetin Zijadin Sela. Edhe partia e tij, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në një deklaratë të saj konfirmon se ai, ndonëse në trajtim mjekësor, Sela është mirë dhe në gjendje stabile shëndetësore.
…
Mbështetësit e VMRO DPMNE-së që u futën dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë, kanë sulmuar deputetin shqiptar, Ziadin Seala, i cili sipas burimeve nga Shkupi, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sela është sulmuar, menjëherë pasi Institucioni më i lartë ligjvënës i Maqedonisë, votoi Talat Xhaferin, për kryetar të Kuvendit.
Sipas burimeve nga Maqedonia, Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, është sulmuar shumë rëndë nga njerëz me paska që hyjnë dhunshëm në Kuvend. Në qendër të sulmuesve ishin edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ku edhe dolën pamjet i cili ishte i mbuluar me gjak.
Të plagosur kanë mbetur edhe Radmilla Shekerinska dhe Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe gazetarët. Por, jozyrtarisht mësohet se Ziadin Sela ka pësuar më së keqi nga protestuesit e VMRO-së. Madje nëpër mediat dhe rrjetet sociale po shfaqet një foto, ku një person (nuk po shihen nëse vërtetë është Sela) i mbuluar me gjak dhe i shtritë në dysheme.
Por, ajo që është e vërtetë, Maqedonia gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme, me situatë kaosi. Kundër dhunës janë deklaruar edhe diplomatët e huaj të akredituar në Shkup, të cilët kërkojnë për maturi dhe qetësi.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












