Bota
Zbulohet manipulimi i bankomatëve në Austri
Një turist amerikan, i cili ishte për vizitë në Vjenë të Austrisë, zbuloi një pajisje ilegale, e cila ishte vendosur në bankomatin e njërës nga bankat austriake në sheshin “Stephanplatz”, në qendër të Vjenës, raporton albinfo.ch.
Sipas mediave austriake, pajisja dyshohet se ishte vendosur nga dikush për të vjedhur detajet e kartelës së bankës.
Turisti këtë mashtrim e zbuloi derisa dëshironte të tërhiqte para nga bankomati. Pajisja ishte thuajse identike, por dyshimi i turistit erdhi pasi që ajo ishte e papastër. Pasi e ka zbuluar këtë mashtrim, ai e ka hedhur në youtube, e cila deri më tash ka marrë miliona klikime.
Mediat rekomandojnë qytetarët që të kontrollojnë bankomatin para se të fusin kartelën e tyre. Ndërsa, po qe se gjeni ndonjë manipulim të tillë, të lajmëroni menjëherë policinë.
Për më shumë, shikoni videon:https://www.youtube.com/watch?v=ll4f0Wim4pM
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci










