Lajme
Zbatohet Marrëveshja e Bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në shëndetësi
Operimi i suksesshëm i dy pacientëve kosovarë, është një hap i rëndësishëm për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes QKUK-së dhe QSUT-së
Imet Rrahmani, ministër i ri i shëndetësisë i Kosovës së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Mingjozin ka vizituar sot Klinikën e Kardiokirurgjisë. Dy mysafirët e lartë këtë vizitë e kanë bërë me rastin e operimit të dy pacientëve nga ekipi i kardiokirurgëve të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), dhe stafit mjekësor të Klinikës së Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Operimi është realizuar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që kanë mes tyre.
Ministri Rrahmani me këtë rast ka thënë se se operimi i suksesshëm i dy pacientëve kosovarë, është një hap i rëndësishëm për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes QKUK-së dhe QSUT-së, raporton koha.net.
“Jemi të angazhuar maksimalisht që Kardiologjia Invazive dhe Klinika e Kardiokirurgjisë, të funksionalizohet sa më shpejt, ashtu që këto shërbime tu ofrohen qytetarëve tanë. Marrëveshja në mes dy Qendrave tona, luan rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë por, edhe në përcjelljen e përvojave tuaja profesionale tek kardiokirurgët e rinj kosovarë”, tha ministri.
Ndërkaq, Ambasadori Mingjozi tha se është shumë e rëndësishme ngritja e kapaciteteve profesionale kardiokirurgjike në QKUK.
“Përkrahja e Republikës së Shqipërisë nuk do të mungojë në asnjë rast aty ku shihet e nevojshme për shëndetësinë kosovare. Ne jemi të njoftuar për gjendjen momentale të kësaj klinike dhe natyrisht se në bazë të marrëveshjes që kemi, do të jemi bashkudhëtar në procesin e funksionalizimit së këtij shërbimi”, tha Ambasadori.
Nga ana tjetër, dr. Edvin Prifti, Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, tha se duke e pasur parasysh se infrastruktura për shërbime të tilla në QKUK nuk mungon, me një përkushtim dhe bashkëpunim në mes dy Qendrave Spitalore, është lehtë e mundshme ngritja e kapaciteteve profesionale që do të mundësoj funksionalizimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










