Kultura
Ylli shqiptar i Hollywoodit flet për filmin “Fast and Furious 8”
Marko Caka ka folur për bashkëpunimin që ka pasur me aktorët e Hollywoodit, skenat e jashtëzakonshme të filmit, si dhe për përvojën me regjisorin F. Gary Gray
Filmi amerikan “Fast and Furious 8” po thyen rekordet e shikueshmërisë dhe të ardhurave. Pjesë e këtij filmi janë edhe tre aktorë shqiptar, ndër ta edhe Marko Caka.
Ai ka folur për bashkëpunimin që ka pasur me aktorët e Hollywoodit, skenat e jashtëzakonshme të filmit, si dhe për përvojën me regjisorin F. Gary Gray.
“Kam qenë tre javë në shesh xhirim me Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham, Scott Eastwood. Ishte një kënaqësi e veçantë sepse isha tre javë në Atlanta dhe Cliverland”, ka thënë aktori shqiptar për “TCH”.
Skenat në këtë film janë të jashtëzakonshme, me vetura të shpejta dhe të shtrenjta. “Nuk e kisha besuar që ata do të vinin makinat më të shtrenjta, miliona dhe në tre sete t’i kthenin edhe njëherë dhe t’i prishnin edhe njëherë makinat. Nuk më kishte shkuar në mendje që do të bënin diçka të llahtarshme Universal me grupin e tij”, ka theksuar aktori nga Shkodra, përcjell albinfo.ch.
Për të realizuar këtë film janë shpenzuar hiq më pak se 850 milionë dollarë. “Tek skenat e shpejtësisë në Cliverland, ku janë edhe përplasjet e mëdha, aty është përdorur një teknologji shumë e lartë. Një teknologji që Universal ka shpenzuar nga buxheti i saj mbi 850 milionë dollarë për ta ndërtuar këtë film”, përfundoi Marko Caka.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












