Lajme
Yee: “Nuk ka lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe”
“Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor"
Sipas Zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, në mesin e politikanëve shqiptarë nuk ekziston dëshira për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Hoyt Yee në një intervistë për “European Western Balkans”, ransmeton rtklive.com.
“Qëndrimi zyrtar dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, është për t’u integruar në Bashkimin Europian, të bashkohen me NATO-n kur është ë mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”, ka thënë ai.
Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit është ndalur dhe tek ndikimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ku ka kërkuar nga Serbia të jetë më e kujdesshme.
“Ne e kuptojmë historinë dhe lidhjen e gjatë mes Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht ne nuk tentojmë të hyjmë mes Serbisë dhe Rusisë”, ka thënë ai.
“Mesazhi jonë për Serbinë është që të jetë vigjilente dhe të kuptojë çfarë Rusia ka qëllim të bëjë dhe pse. Për shembull, do të krijojë të ashtuquajturën ‘qendër humanitare’ në Nish”, ka shtuar Hoyt Yee.
“Unë mendoj se nuk është e qartë se çfarë Rusia do të bëjë dhe nuk mund t’ju them cila është strategjia e saj. Por ajo që shohim janë përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndaluar vendet që të ndjekin strategjitë e tyre kombëtare, siç është integrimi në BE ose në NATO, ose thjesht të kenë burime të pavarura dhe të diversifikuara të energjisë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














