Lajme
Vrasje në Prishtinë, arrestohet dorasi
Siç raportohet në mediet, dhëndëri e ka vrarë mikun e tij, ndërsa e ka plagosur vëllanë e tij. Ngjarja ka ndodhur për çështje pronësore
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku për një mosmarrëveshje pronësore, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Sot në mëngjes Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar vrasësin shqiptar me nënshtetësi të Serbisë.
Siç raportohet në medie, dhëndëri e ka vrarë mikun e tij, ndërsa e ka plagosur vëllanë e tij. Sipas informatave, vrasësi është nga Lugina e Preshevës, ndërsa mosmarrëveshjet kanë lindur për çështje pronësore.
Përfaqësuesja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes janë ndalur dy veturat, një Golf 4 si dhe Audi A3, që të dyja me ngjyrë të zezë dhe me targa VR (Vranjë-Serbi).
Ngjarja ka ndodhur në udhëkryqin, para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Shaip Spahiu”. Burime të IO raportojnë se i plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovë, ndërsa vrasësi është zënë më vonë nga policia.
Kjo ngjarje ka tronditur qytetarët e Prishtinës, pasi që një kohë që nuk kanë ndodhur skena të tilla rrëqethëse në qendër të qytetit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










