Shkurt.ch
Vrasja e Bin Ladenit, për qeverinë zvicerane, “një lajm i mirë”
"Fakti që kjo organizatë terroriste (Al Qaedsa) ka humbur kreun e vet, përbën një risi të mirë", ka thënë Rey
Ministrat në Qeverinë Federale të Zvicrës kanë përshëndetur njoftimin për vrasjen e kryeterroristit, shefit të Al Qaida-s, Osama Bin Laden. Kështu, sipas presidentes së vendit dhe ministres së jashtme, Micheline Calmy-Rey vdekja e Bin Ladenit është një “lajm i mirë”.
Zvicra, sipas saj, e dënon terrorizmin në mënyrën më të ashpër dhe për këtë arsye i miraton aksionet konkrete, që kanë për synim shkatërimin e strukturave të terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë kuptim, fakti që kjo organizatë terroriste ka humbur kreun e vet, përbën një risi të mirë”, ka thënë Rey.
Ministrja Doris Leuthard në një prononcim për lajmet e sf1, vdekjen e Bin Ladenit po ashtu e ka quajtur lajm të mirë. „Bin Laden ka vrarë shumë njerëz dhe ka shkaktuar shumë dhembje. Sot ka fituar drejtësia”, ka thënë Leuthard.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











