Kosova
Von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk është në dorën e Serbisë
Sërish, raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka pritur mirë deklaratën dhe arsyetimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për mosnënshkrimin e aneksit të zbatimit të planit evropian për dialogun, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se është për të ardhur keq ta dëgjosh dikë duke folur si Vuçiqi në atë formë.
“Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes. Megjithatë, retorika në fund të fundit dhe tallja me “dhimbje torturuese në dorën e djathtë” u prit shumë keq si në Bruksel, ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së”, ka thënë Von Cramon.
Pos tjerash, Cramon është shprehur se nuk i takon Serbisë që të vendos nëse Kosova mund të hyjë në organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“E kuptoj që deklaratat e Vuçiq janë për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB, varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Von Cramon për mediumin serb Nova.
E-Diaspora
-
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një 16-vjeçar... -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore













