Lajme
Vjena fillon bashkëpunimin me shtete të tjera rreth vaksinave

Është bërë e ditur se kancelari i Austrisë, Kurz, kritikon autoritetin e medikamenteve të BE, EMA se është shumë i ngadaltë në miratimin e vaksinave të reja. Ai do të bashkëpunojë me Danimarkën dhe Izraelin për vaksinat e reja të Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, nuk dëshiron të mbështetet vetëm te BE për vaksinat e Covid-19 të brezit të ri, të cilat mbrojnë edhe nga mutantët e rinj të virusit. Strategjia e kalimit nëpër BE për prokurimin dhe miratimin e vaksinave ishte “në thelb e drejtë”, shpjegoi Kurz në Vjenë. Por, Autoriteti Evropian i Medikamenteve (EMA) është “shumë i ngadaltë” me licencimet dhe kishte “pengesa dorëzimi” të prodhuesve farmaceutikë, shkruan DW.
Si përgatitje për mutacione të mëtejshme të mundshme, Austria nuk duhet “të varet vetëm nga BE për prodhimin e vaksinave të brezit të dytë”, tha kreu konservator i qeverisë. Së bashku me kryeministren daneze Mette Fredriksen, ai do të shkojë të enjten në Izrael për të diskutuar prodhimin e përbashkët të dozave të vaksinimit të brezit të dytë dhe bashkëpunimin në hulumtimin e mundësive të mjekimit.
Ndërkohë gjatë një conference, Kurz e bëri të qartë se iniciativa e tij duhet kuptuar në plan afatgjatë. Ai u mbështet në vlerësimet e ekspertëve, sipas të cilave rreth dy të tretat e popullsisë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 çdo vit në vitet e ardhshme – dhe këta janë gjashtë milion njerëz në Austri. Fredriksen gjithashtu theksoi se duhet të garantohet që “edhe pas një viti, edhe pas dy vjetësh, tre, pesë dhe dhjetë vjetësh do të kemi doza të mjaftueshme të vaksinës”.
Presidentja e Shoqatës Austriake të Prodhuesve të Vaksinave, Renée Gallo-Daniel, e mbrojti qasjen e EMA-s. Prioriteti i saj kryesor ishte të kontrollojë sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinave “, dhe kjo kërkon “kohë “, i tha ajo transmetuesit Ö1. Ajo e përshkroi qasjen e Kurz-it si “inovative”.
“Pesë deri në dhjetë vjet për të ngritur një strukturë të prodhimit të vaksinave”.
Vendet fqinje të Austrisë, Sllovakia, Hungaria dhe Republika Çeke, tashmë e kanë braktisur linjën e BE-së dhe kanë dhënë miratimet e tyre për vaksinat ruse dhe kineze. /Albinfo.ch
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Linjat me çmime të lira që do të operojnë në Aeroportin e Kukësit Vënia në funksion e Aeroporti të Kukësit do të ndikojë në uljen e çmimit të biletave...
-
Haxhiu: Diaspora do t’i vuajë pasojat nga ligji për konfiskimin e pasurisë
-
Austri: Vaksina ruse “Sputnik V”, vetëm pas miratimit nga EMA
-
Më shumë se një e treta e zviceranëve kanë punuar nga shtëpia më 2020
-
Nëna e Ritës publikon fotografi me veshje kombëtare
Jeta në Austri
-
Austri: Vaksina ruse “Sputnik V”, vetëm pas miratimit nga EMA Qeveria austriake ka rënë dakord për të blerë 1 milion doza vaksine ruse “Sputnik V”. Mirëpo...
-
Tesla vetura me e shitur në Austri
-
Mergim Berisha shënon golin e 10-të në Bundesligën austriake
-
21 për qind e austriakëve dëshirojnë t’i kalojnë pushimet jashtë vendit
-
Lirohet shqiptari nga Zvicra, i dyshuar për ndihmë në sulmin e Vjenës