Lajme
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci
Të dyshuarit, 35 dhe 37 vjeç, u kapën nga policia teksa po përpiqeshin të largoheshin nga farmacia përmes një dritareje të bodrumit
Dy shtetas të Kosovës, të moshës 35 dhe 37 vjeç, janë arrestuar nga policia gjermane pas një vjedhjeje me thyerje në një farmaci në Herrsching am Ammersee, në distriktin Starnberg, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 01:15 për një vjedhje në farmacinë në rrugën Mühlfelder Straße.
Sipas autoriteteve, policia ka arritur në vendngjarje dhe i ka kapur dy të dyshuarit teksa po tentonin të largoheshin nga objekti përmes një dritareje të bodrumit.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kishin hyrë në farmaci përmes derës kryesore. Brenda objektit, ata kishin hapur me forcë arkat dhe kishin marrë para.
Gjithashtu, dyshohet se të arrestuarit kishin tentuar të shkëpusnin edhe një kasafortë nga vendi ku ishte e fiksuar.
Me kërkesë të Prokurorisë së Mynihut II, të dyshuarit janë paraqitur para gjyqtarit, i cili ka urdhëruar paraburgimin e tyre.
Ndërkohë, Policia Kriminale e Fürstenfeldbruck po heton nëse 35-vjeçari mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh të regjistruara gjatë muajve të fundit.
Sipas hetimeve aktuale, ai dyshohet se mund të ketë lidhje me vjedhje në një furrë buke, një dyqan pajisjesh dhe një farmaci në Gilching, në fillim të qershorit, si dhe me një vjedhje në një farmaci në Türkenfeld, në mesin e korrikut./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”










