Bota
Vjena fillon festën e Krishtlindjes
Sot pritet të arrijë në Vjenë edhe pema e Vitit të Ri. Ajo është 130 vjet e vjetër ndërsa është e lartë 27 metra. Dritat në pemën e Vitit të Ri pritet të ndizen me 12 nëntor nga kryetari i Vjenës
Ndonëse deri te festa e Krishtlindjes janë edhe më shumë se 50 ditë, kryeqyteti i Austrisë ka filluar të marrë pamjen festive. Prej javësh supermarketet kanë filluar të shesin produkte të cilat janë të dedikuara për festat e fundivitit. Në rrugët kryesore të Vjenës, si në Kärntner Straße tashmë janë vendosur edhe dritat festive.
Po ashtu edhe në disa vende, si në Austrinë e ultë në Korneuburg, është vendosur edhe Pema e Vitit të Ri, shkruan oe24.at, transmeton “albinfo.ch”.
Pema e Vitit të Ri sot niset për Vjenë.
Këtë vit zbukurimi i Vjenës ka nisur më herët se kurrë. Sot pritet të arrijë në Vjenë edhe pema e Vitit të Ri. Ajo është 130 vjet e vjetër ndërsa është e lartë 27 metra. Dritat në pemën e Vitit të Ri pritet të ndizen me 12 nëntor nga kryetari i Vjenës, Michael Häupl.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci










