Lajme
VIPA-Pestova, çmim për modelin e menaxhimit në Gjermani
Në bazë të rregullores së IAE dhe kritereve të QC100 VIPA-Pestova është shpërblyer nga IAE në kategorinë e Artë në Frankfurt
Kompania për kultivimin dhe përpunimin e patateve VIPA-Pestova, Vushtrri, ka fituar ditë më parë “Çmimin për Modelin e Menaxhimit të Kualitetit në nivel global në International Arch of Europe (IAE)” në Frankfurt të Gjermanisë.
Duke uruar fituesin, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet sektori privat në Kosovë e në veçanti ai i prodhimit, ky vit do të karakterizohet me disa kontradikta të pazakonshme.
Ai ka theksuar se ato që janë raporte negative pwr “tokën e helmuar të Kosovës” që është një frazë negative e atyre që nuk ia dëshirojnë të mirën e Kosovës dhe në anën tjetër sukseset dhe vetëmohimin e paparë të sektorit privat dhe çmimi për Modelin e Menaxhimit të Kualitetit në nivel global që keni fituar ju VIPA-Pestova është përgjigja më e mirë e të gjitha këtyre.Pronari Bedri Kosumi falënderoi për mbështetje OEK-u dhe institucioneve të tjera në vend duke theksuar se ky çmim i një rëndësie të veçantë që fitoi VIPA-Pestova është meritë e një angazhimi të stafit të kompanisë, meritë e mbështetjes institucionale e në veçanti të MBPZHR dhe donatorëve të ndryshëm si USAID, Komisioni Evropian, Qeveria Holandeze dhe shumë të tjerë dhe e tëra kjo neve na obligon që të punojmë edhe më tepër dhe me punën e përkushtimin tonë të dëshmojmë e te arrijmë rezultate edhe më të mëdha jo vetëm ne si kompani por edhe sektori prodhues në përgjithësi.
“Prandaj, jam i mendimit se ky çmim është çmim dhe fitore e Kosovës dhe demantim i zërave të këqij për dëmtimin e imazhit të Kosovës”, ka theksuar ai.Çmimi i fituar në këtë konkurrencë ka të bëjë me B.I.D. World Congress nga takimet e dymbëdhjetë muajve të fundit të mbajtura në Paris, Gjenevë, Madrid, Londër, Frankfurt dhe New York ka grumbulluar rreth 117 ndërmarrje. Përgjatë kësaj kohe, përfaqësuesit e ndërmarrjeve kanë parashtruar propozimet e tyre për shpërblimin e International Arch of Europe (IAE) i cili u prezantua në Frankfurt të Gjermanisë.Në bazë të rregullores së IAE dhe kritereve të QC100 (Total Quaility Management Model), VIPA-Pestova është shpërblyer nga IAE në kategorinë e Artë në Frankfurt.Ndërmarrjet e përzgjedhura janë liderë nga fushat të cilat operojnë dhe në vendet nga të cilat vijnë apo korporatat e mëdha të cilat demonstrojnë përformancë të shkëlqyer në vendet e tyre duke ndikuar në rritje ekonomike dhe punësim, përmirësim të rezultateve si dhe qëndrueshmëri zhvillimore.
“Ne si Odë Ekonomike e Kosovës jemi krenar që në gjirin e anëtarëve tonë kemi edhe kompaninë siç është edhe VIPA-Pestova e cila është shëndrruar në një emblemë të ndërmarrësisë kosovare në një brend reputativ “Made in Kosova” dhe jam më së i bindur se rezultate dhe mirënjohje të tilla të arta do t’i mirëpresim nga kjo kompani edhe në të ardhmen sepse një kompani që ka vizion, strategji për ta arritur këtë vizion dhe menaxhim modern dëshmon se do ta përcjellin sukseset edhe në të ardhmen” përfundoi Gërxhaliu duke përgëzuar pronarin e kompanisë për suksesin e arritur.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










