Lajme
Vetëvrasjet shqetësojnë kryetarin e Ferizajt
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svaraq është i shqetësuar me vetëvrasjet në komunën e tij. Brenda 10 ditëve, 3 qytetarë janë vetëvrarë, ndërsa 2 kanë tentuar të vetëvriten
Sipas Policisë së Kosovës, brenda dhjetë ditëve të fundit, në Komunën e Ferizajt tre qytetarë kanë bërë vetëvrasje ndërsa dy të tjerë janë përpjekur ta bëjnë një gjë të tillë. Ky fenomen ka shqetësuar kryetarin e Komunës, Muharrem Svaraq i cili kërkon debat të gjerë për këtë çështje.
Duke ndarë dhembjen me familjarët e të vetëvrarëve, kryetari Svarqa konsideron se brengën e bën edhe më të madhe fakti që shumica e atyre që kanë vrarë veten ose kanë tentuar të vetëvriten, janë të moshës së re.
“Ky fakt shtron shumë pikëpyetje, të cilave shoqëria jonë duhet t’u japë përgjigje. Pavarësisht motiveve, të cilat në shumicën e rasteve ende nuk dihen, shtimi shqetësues i numrit të vetëvrasjeve, sinjalizon se të gjithë së bashku duhet t’i shtojmë përpjekjet për definimin e shkaqeve të këtij fenomeni dhe pastaj të merremi me zbutjen dhe, mundësisht, eliminimin e tyre”, thotë Svarqa.
Duke i konsideruar vetëvrasjet si një çështje komplekse, kryetari i Ferizajt fton institucionet shëndetësore, arsimore, kulturore, grupet e të rinjve, organizatat joqeveritare, mediat, bashkësitë fetare dhe të gjithë qytetarët e Ferizajt, që të fillojnë një debat sa më të gjerë për këtë çështje.
Kryetari i Ferizajt po ashtu shfaq gatishmërinë e plotë për mbështetjen e gjithanshme të një debati të gjerë e gjithëpërfshirës, i cili do t’i jepte kontribut ndriçimit të fenomenit të vetëvrasjeve dhe që do të ndikonte ndjeshëm në uljen e këtij fenomeni.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










