Lajme
Vetëm 1800 mërgimtarë regjistrohen për zgjedhje!
Rreth 1800 mërgimtarë kanë marrë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovës. Sipas KQZ-së, diaspora është e pa interesuar për zgjedhje
Vetëm 2150 kosovarë që jetojnë jashtë vendit kanë aplikuar për votime në zgjedhjet e 3 nëntorit, ndërsa pas verifikimit të kërkesave, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar vetëm 1800 prej tyre. Kjo shifër dëshmon se diaspora nuk ka interesim për zgjedhje lokale.
Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-se, Enis Halimi, ka thënë se KQZ-ja ka bërë fushatë për sensibilizimin e bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë, lidhur me të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e nëntorit 2013. Sipas tij, fushata ka ngërthyer në vete publikime në media elektronike dhe të shkruara.
“Ministria e Diasporës ka bërë kërkesë 2 herë në KQZ që të zgjatet afati i regjistrimit për votim jashtë Kosovës, e cila i është miratuar”, ka thënë ai, raporton “Zëri”.
Edhe anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Florian Dushi, ka thënë se edhe në këto zgjedhje, sikur edhe në zgjedhjet paraprake, numri i shtetasve të Kosovës që jetojnë në mërgim e që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues përmes postës është tejet i vogël.
“KQZ vazhdimisht angazhohet që përmes fushatës së informimit publik, një fushatë e cila është mjaft e kushtueshme, t’i informojë shtetasit tanë në mërgim, por edhe t’i joshë ata që të marrin pjesë në numër sa më të madh në zgjedhje. Nisur nga ky fakt, konsideroj se arsyeja kryesore e një pjesëmarrjeje kaq të ulët ne zgjedhje është procedura mjaft e komplikuar ligjore e votimit përmes postes”, ka thënë ai.
Sipas tij, për këtë arsye institucionet përgjegjëse në vend, duhet që në të ardhmen të mendojnë dhe t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme, të cilat do t’u mundësonin shtetasve kosovarë që jetojnë jashtë vendit një procedurë më të lehtë të votimit.
Edhe anëtari i KQZ-së nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Adnan Rrustemi, thotë se pjesëmarrja e ulët e diasporës është pasojë e mungesës së informimit publik mbi afatet dhe mënyrën e regjistrimit.
“Për zgjedhjet e 3 nëntorit, edhe pse është planifikuar, KQZ-ja, duke u fokusuar në përmbushjen e synimeve për të regjistruar mbi 40 mijë serbë nga Serbia, nuk ka realizuar asnjë aktivitet informues për votuesit jashtë vendit, pothuajse këta 1500 sa kanë aplikuar janë informuar individualisht dhe nga familjarët e tyre”, konsideron ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













