Bota
Vendi më i mirë për të jetuar në botë ka nevojë për punëtorë të huaj
Pa të huajt Danimarka nuk do të mund të “luftojë” mungesën e fuqisë punëtore
Danimarka është vendi më i mirë për të jetuar në botë, tregon një vlerësim i përgatitur nga Michael D. Porter i Harvardit, shkruan “Bloomberg”.
Anketa merr në konsideratë faktorë të tillë, si qasja në internet, banimi me çmime të përballueshme, shëndeti dhe liria e shprehjes.
Rezultatet tregojnë se paratë nuk janë çelësi i lumturisë. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një GDP më të lartë për kokë banori se Danimarka, figurojnë në vendin e 18-të, sipas studimit.
Qeveria e Danimarkës pranon se megjithatë vendi përballet me një numër sfidash. Ekonomia po lufton për shkak të mungesës së profesionistëve të kualifikuar.
Një pjesë e problemit është se Danimarka ishte bërë shumë e rreptë ndaj të huajve.
Mediat lokale janë të mbushura me shembuj të ligjeve të rrepta të imigracionit. Një prej tyre është astrofizikani danez, i cili ka dështuar për të filluar një jetë të re në vendin e tyre me gruan e tij që është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Për shkak se qeveria ka një qëllim të qartë – për të tërhequr fuqi të kualifikuar të punës, ligjet të cilat pengojnë qasjen në tregun danez të punës nuk janë më të dëshirueshme.
Danimarka qeveriset nga një koalicion i pakicës të qendrës së djathtë, e cila mban pushtetin me mbështetjen e partisë daneze antiemigracion. Grupi, i mbështetur nga rreth një e pesta e elektoratit, synon që Danimarka të aplikojë kontrolle kufitare, në kundërshtim me marrëveshjen e Shengenit për lirinë e lëvizjes dhe për të ndaluar pranimin e refugjatëve.
Partia Liberale, e cila është në pushtet në 12 prej 16 vjetëve të fundit, ka forcuar rregullat e emigracionit. Ndryshimet përfshijnë një reduktim të mbështetjes financiare për azilkërkuesit dhe pengojnë marrjen e shtetësisë nga të huajt.
Pa të huajt Danimarka nuk do të mund të “luftojë” mungesën e fuqisë punëtore.
Ekonomia daneze është ende duke u rimëkëmbur pas rënies së tregut të patundshmërive dhe krizës globale financiare. Rritja këtë vit dhe vitin e ardhshëm pritet të stabilizohet në 1.7%, krahasuar me 1.3% në vitin 2016. Pa marrjen e masave, rritja ekonomike në 2-3% do të jetë e vështirë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












