Shkurt.ch
Vazhdon të mbetet i pazgjidhur rasti “Ademaj”
Një shoqatë kosovare i ka ofruar atij një banesë të ngjashme dhe me të njëjtin çmim, por ai po ngurron të shkojë atje
Murtez Ademaj nga Burgleni i kantonit Thurgau, i bërë i njohur me grumbullimin e mbeturinave në oborrin e tij në shenjë proteste ndaj autoriteteve komunale, vazhdon të mbetet temë për mediet zvicerane.
Gazeta “St.Galler Tagblatt” në numrin e saj të sotëm është marrë me presionin që po i bëhet Ademajt dhe familjes së tij për të braktisur shtëpinë. Ajo shkruan se Ademaj, pos që po ngurron të dalë nga shtëpia, i ka borxh pronarit të saj disa qira mujore nga 650 franga.
Gazeta citon përfaqësuesin e qiradhënësit të shtëpisë, i cili ndjehet me duar të lidhura. Sipasa tij, Murtez Ademaj, përveç disa qirave mujore, ka edhe borxhe tjera për shërbimet e papaguara komunale dhe shkaktim dëmtimi. “Natyrisht ne do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë të hollat që na takojnë. Mirëpo, nëse ne kërkojmë ekzekutimin e borxhit përmes entit përkatës, ai do të na detyrojë që në fund, të takohemi me të në gjyq”.
Në vazhdim “St.Galler Tagblatt” shkruan se Ademaj tashmë nuk e ka problemin e gjetjes së banesës tjetër. Një shoqatë kosovare i ka ofruar atij një banesë të ngjashme dhe me të njëjtin çmim, por ai po ngurron të shkojë atje. Faktin se qiraxhiu problematik ka mundësi të sigurojë banesë tjetër, e pohon edhe kryetari komunës së Bürglen-it Armin Eugster. Ndonëse komuna nuk është e implikuar, ai do të përshëndeste një akt të tillë, që do të sillte zgjedhjen përfundimtare të rastit.
Gazeta më tutje bën pyetjen se çka do të bëhet nëse Murtez Ademaj refuzon me këmbëngulje të bartet në banesën e re të ofruar? Sigurisht që presioni ndaj tij do të rritej duka pasur parasysh se afati i fundit për lëshim të banesës ka qenë 10 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas përfaqësuesit të qiradhënësit, në një rast të tillë me të do të merrej komuna dhe policia. Mbase, komuna do të detyrohej ta vendoste familjen Ademaj në një shtëpi të përkohshme.
E-Diaspora
-
A do të bëjë Zvicra një tjetër boom në Eurovision falë “fuqisë kosovare”? ESC 2025: Loredana dhe EAZ mund të përfaqësojnë Zvicrën në Bazel. Përmendet edhe mundësia që të...
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini
-
Foto
Ambasada Shqiptare dhe studentët shqiptarë të Neuchâtelit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
-
Vota e diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës
Jeta në Austri
-
Njerëzit në Austri raportojnë nivele më të larta të stresit në vitin 2024 Njerëzit në Austri raportuan se kishin përjetuar “stres të lartë” për një mesatare prej 55.3 ditësh...
-
Studimi: Austria prapa në cilësinë e jetës për të moshuarit
-
Austria ofron 1000 euro për sirianët që dëshirojnë të kthehen në shtëpi
-
Çfarë duhet të ndodhë që trenat në Austri të jenë më në kohë
-
Austri: Falimentimet e kompanive pritet të rriten me 22% në 2024-ën