Lajme
Vazhdon importi i veturave të vjetra
Sipas të dhënave doganore, vetëm brenda shtatë muajve të këtij viti, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 9000 vetura, që u kanë sjellë doganave rreth 19 milionë euro
Mijëra vetura të vjetra hyjnë për çdo vit në Kosovë duke ndikuar dukshëm në rritjen e buxhetit të vendit. Sipas të dhënave doganore, vetëm brenda shtatë muajve të këtij viti në Kosovë kanë hyrë më shumëse se 9000 vetura, me një shumë rreth 19 milionë euro.
Po ashtu sipas doganës kosovare, niveli i importit të veturave të vjetra vazhdon të mbetet i njëjtë me vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar Buxheti i vendit ka përfituar mbi 41 milionë euro për më shumë se 20 mijë vetura të vjetra, kurse për 1175 vetura të reja janë arritur të mblidhen të hyra rreth 4.6 milionë euro”, raporton Dogana e Kosovës, transmeton KTV.
Sipas të njëjtit njoftim, deri në muajin korrik, në Kosovë janë importuar 9.202 vetura që kanë arritur shumën e më se 19 milionë eurove, përderisa për të rejat është arritur të mblidhen 2.4 milionë euro.
Derisa ky import ka anën pozitive sepse ndikon në rritjet buxhetore, prapa ka edhe anën tjetër të medaljes.
Numri jashtëzakonisht i madh i veturave ka ngufatur qytetet, që për pasojë ka shkaktuar shumë probleme në ambient, sepse shumica e veturave janë Euro2 ose Euro3, që lëshojnë sasi të madhe të dyoksidit të karbonit.
Kjo situatë vetëm se e ka rënduar edhe më shumë nivelin e ndotjes në Kosovë.
Sipas të dhënëve të Ministrisë së Brendshme, në Kosovë janë të regjistruara 272 mijë e 900 automjete të ndryshme. Nëse kjo shifër konvertohet me numrin e banorëve rezidentë del se çdo i gjashti banor e ka një veturë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










