Lajme
Varfëria dhe papunësia, ndër problemet thelbësore të Kosovës
Kosova duhet të ketë rritje ekonomike prej së paku 7% për t`i zbutur këto probleme
Këto dy probleme kryesore, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, nuk do të mund të adresohen as sivjet për shkak se rritja ekonomike prej 3.8 për qind e paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e pamundëson një gjë të tillë.
Kosova, sipas profesorit të Ekonomisë, Isa Tahiri, për të adresuar problemet thelbësore të papunësisë dhe varfërisë, duhet të ketë një rritje ekonomike prej 7 deri në 8 për qind dhe sipas tij, çdo rritje nën këtë normë i pamundëson Kosovës t’i reflektojë nevojat e vendeve të reja të punë dhe zvogëlimin e varfërisë së skajshme.
Edhe sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria dhe papunësia mbeten ndër shqetësimet kryesore të kosovarëve, të cilët mendojnë se situata e rëndë ekonomike e kërcënon edhe stabilitetin e vendit.
Para së gjithash, sipas vlerësimeve të tyre, prioritet i Kosovës duhet të jetë adresimi i varfërisë dhe papunësisë.
Ndërkaq, profesor Tahiri, thekson se çdo rritje ekonomike, e cila nuk adreson këto probleme, do të thotë se vendi ka humbur në kohë.
Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2009, varfëria ishte 34 për qind e gjithë popullsisë.
Sipas këtij raporti, pak më shumë se një e treta e popullsisë jetonin nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro.
Ndërkaq, papunësia thuhet të jetë mbi 48 për qind.
Eksperti i çështjeve ekonomike, njëherë ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, pohon se rritja ekonomike prej 3.8 për qind nuk mundëson zgjidhjen e asnjë problemi aktual të Kosovës, siç janë papunësia dhe varfëria.
“Në të gjitha analizat makroekonomike të të gjitha vendeve, e konkretisht në Kosovë, çdo rritje nën 7 deri në 8 për qind e konservon këtë varfëri dhe këtë nivel të zhvillimit ekonomik”, ka vlerësuar Shatri.
Shatri thekson se derisa Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i zbusë dy problemet kryesore – varfërinë dhe papunësinë, qytetarët janë në një pozitë të palakueshme./rel&albinfo/
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











