Lajme
Ushtarët zviceranë tërhoqën postblloqet e ngritura nga Serbët
Një detashment i Swisscoy ka tërhequr tri postblloqe të ngritura nga serbët në Kosovën veriore.
Pesëmbëdhjetë ushtarë zviceranë (“Pionier”) kanë dalë natën e së dielës për të zhvendosur me sukses postblloqet e tri lokaliteteve në rajonin kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka treguar për ATS zëdhënësi Francois Swisscoy Furer, pa specifikuar (për çështje sigurie) emrat e fshatrave në fjalë.
Gjatë kësaj ndërhyrjeje paqeruajtëse nuk pati incidente. “Pionierët” Swisscoy kanë qenë të mbrojtur nga trupat e KFOR-it, ndërsa ekspertët e minave janë siguruar që postblloqet nuk fshehin kurthe me mina. Gjithashtu, dy helikopterë zviceranë janë përdorur gjatë kësaj nate.
Ushtarët zviceranë marrin pjesë në misionin e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Kosovë, si dhe KFOR-i, i cili filloi në të njëjtën natë të zhvendosë me forcë disa prej postblloqeve të ngritura nga serbët e Kosovës. Disa vende të tjera kanë qenë të përfshirë po ashtu në këtë «operacion», siç janë Portugalia dhe Hungaria.
Situata e qetë, por e tensionuar
“Operacioni u realizua shpejt dhe me sukses. Nuk kishte asnjë rezistencë”, tha KFOR-i në një deklaratë. “Gjendja aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar”, thotë KFOR-i, duke shtuar se ushtarët e tij ishin “të vendosur gjithmonë në vendkalimet kufitare kryesore”.
Pesëmbëdhjetë ushtarë zviceranë janë nisur të premten në drejtim të kampit të KFOR-it në Novo Sellë (në veri). Sipas zëdhënësit, ata janë gjithmonë në dispozicion për tërhequr postblloqe të tjera në rajon.
Të tjerë ushtarë zviceranë janë në veprim në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe ekipet e dy Super Puma. Gjashtëmbëdhjetë zviceranë janë gjithashtu përgjegjës për mbledhjen e informacionit brenda popullatës të Kosovës veriore.
Forca ndërkombëtare kanë kërkuar të premten tërheqjen e postblloqeve duke vendosur afatin deri të shtunën në ora 16 :00. Të njëjtën ditë tensioni është përshkallëzuar në Rudar, në veri të Mitrovicës, aty ku forcat e KFOR-it hasën me zemërimin e 2000 serbëve.
Ndërmjetësuesi i BE-së
Përveç kësaj, ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian (BE), Robert Cooper, u takua të hënën me zyrtarët serbë në Rashkë (Serbi jugore), pranë kufirit me Kosovën, për të biseduar për krizën në veri të Kosovës, njoftojnë mediet serbe.
Sipas agjencisë së lajmeve Beta, duke cituar burime “të ditura”, z. Cooper ka takuar ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, si dhe shefin e negociatorëve serbë, Borko Stefanoviq. BE-ja u ka bërë thirrje tashmë Beogradit dhe Prishtinës javën e kaluar që të “tregojnë përmbajtje maksimale” dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të tensionit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













