Lajme
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër me njoftim të rëndesishëm
Unioni i Bashkesive Islame Shqiptare në Zvicer ka marrë vendim që të anulohet falja e namazit të xhumasë deri në njoftimin e radhes, shkaku i koronavirusit.
Njoftimi:
Të nderuar vëllezër, kyetarë dhe imamllarë të xhamivë të DAIGS!
Sot, më 13.03.2020, Qeveria federale zvicerane ka nxjerr një vendim në bazë të të cilit ndalohen tubimet dhe aktivitetet ku përfshihen mbi 100 persona, ndalim ky që do të zgjat, të paktën, deri në fund të muajit prill, ndërkaq shkollat do të jenë të mbyllura deri më 4 prill 2020. Po ashtu, kufizim deri në 50 persona kanë restorantet dhe kafiteritë, si dhe një sërë kërkesash të tjera të natyrës mbrojtëse siç është mbajtja e distancës, desinfektimi i duarve dhe në përgjithësi kujdesi i vaçantë për higjienën.
Duke i pasur parasysh të gjithë këto masa preventive, për të mirën e jetës dhe të shëndetit të njerëzve, UBISHZ ka vendosur si më poshtë:
- Të anulohet falja e namazit të xhumasë, deri në njoftimin e radhës;
- Të anulohet falja e namazit të drekës të ditës së diel me xhemat, deri në njoftimin e radhës
- Të anulohet mësim-besimi në Mekteb deri më 05 prill;
- Të anulohen evenimentet e tjera si: Kuvendet e xhamive, tribunat, manifestimet, dua-hatmetë, shëtitjet grupore, etj.
- Anulohet edhe Kuvendi i UBISHZ, i paraparë më 22.03.2020.
- Sa i përket namazeve ditore, kjo i lihet në përgjegjësi kryesive të xhamive të vendosin konform vendimit dhe udhëzimeve të parapara nga organet kompetente shëndetësore federale dhe kantonale.
Për çdo eventualitet, na konsultoni ju lutemi!
Allahu ju ruajt dhe Ai ju shpërbleftë për mundin tuaj!
Me selame!
Mehas Alija,
Kryetar i DAIGS
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












