Lajme
Zvicra e ndarë për mësimin e gjuhëve të huaja në shkollat fillore
Çështja se kur dhe si duhet të mësohen gjuhët e huaja në shkollat fillore ka shkaktuar debat të gjerë në Zvicër, ndërsa partitë politike, kantonet dhe përfaqësuesit e arsimit kanë qëndrime të ndryshme për reformën e propozuar
Qeveria federale kishte paraqitur më 12 qershor dy variante për ndryshimin e Ligjit për Gjuhët, ndërsa periudha e konsultimit për propozimet tashmë ka përfunduar. Në qendër të diskutimit është mënyra se si duhet të organizohet mësimi i gjuhëve kombëtare dhe i anglishtes gjatë arsimit të detyrueshëm, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Një nga variantet parashikon që nxënësit të mësojnë në shkollën fillore një gjuhë kombëtare dhe anglishten. Varianti tjetër synon që një gjuhë e dytë kombëtare të mësohet duke filluar nga shkolla fillore dhe të vazhdojë deri në përfundim të nivelit të mesëm të ulët.
Edhe partitë politike janë të ndara. Partia e Gjelbër mbështet variantin e parë, ndërsa Partia Socialdemokrate favorizon variantin e dytë në rast se ndryshimi i ligjit konsiderohet i nevojshëm. Liberal-Radikalët, ndërkaq, kundërshtojnë të dyja propozimet.
Mësimdhënësit zviceranë mbështesin kryesisht variantin e dytë, por kërkojnë përshtatjen e objektivave mësimore dhe sigurimin e financimit të mjaftueshëm për zbatimin e tij.
Qëndrime të ndryshme ka edhe mes kantoneve. Friburgu dhe Valais mbështesin variantin e parë, ndërsa në disa parlamente kantonale në pjesën gjermanishtfolëse të Zvicrës ka kërkesa që mësimi i frëngjishtes të shtyhet deri në nivelin e shkollës së mesme.
Debati për gjuhët në shkolla është veçanërisht i rëndësishëm në Zvicrën shumëgjuhëshe, ku politikat arsimore janë në masë të madhe kompetencë e kantoneve, ndërsa mësimi i gjuhëve kombëtare lidhet edhe me kohezionin ndërmjet rajoneve të ndryshme gjuhësore të vendit.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













