Lajme
U shënua Dita e Sëmundjeve Pulmonare Obstetrike Kronike
Sipas OSHB, SPOK prek rreth 50 milion njerëz në tërë botën, çdo vit vret 3 milion njerëz. Në Kosovë, së bashku me kancerin e mushkërive, përbëjnë rreth 50% të patologjisë respiratore te të rriturit
Në një tendë prej rreth 20 metrash katrorë, një grup pulmologësh prisnin radhët e të interesuarve për të bërë spirometrinë (metodë për matjen e kapaciteteve vëllimore të mushkërive). Ky ishte një aktivitet i organizuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë dhe Shoqatën e Pulmologëve të Kosovës.
Spirometria është e domosdoshme për diagnostifikimin e SPOK-ut. „SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstetrike Kronike) është sëmundje e parandalueshme dhe e mjekueshme me disa shenja ekstrapulmonare, të cilat mund të kontribuojnë në gravitetin e sëmundjes te pacientët individualë“, thotë Dr. Gazmend Zhuri derisa po joshte kalimtarët e rastit për t’iu nënshtruar testit të Spirometrisë.
Duke dashur që Kosova të ketë një popullatë të shëndoshë dhe për të sqaruar për rëndësinë e këtij diagnostifikimi, që po bëhej falas në Sheshin „Zahir Pajaziti“ në Prishtinë, Dr. Gazmend Zhuri, pa përtesë, shpërndante edhe fletushkat me informacione themelore për këtë aktivitet ambulantor që ishte organizuar në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të SPOK-ut.
Sipas OSHB, SPOK prek rreth 50 milion njerëz në tërë botën, çdo vit vret 3 milion njerëz.
Në Kosovë, së bashku me kancerin e mushkërive, përbëjnë rreth 50% të patologjisë respiratore te të rriturit. Ndryshe SPOK mbetet shpesh i padiagnostifikuar ku rreth 25-50% të njerëzve nuk e dinë se kanë SPOK.
Xhevdet Kallaba
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










