Lajme
Turshitë e Kosovës në raftet austriake
"Në Kosovë moti me diell zgjat më shumë se në Austri, kështu që atje mund t`i bëjmë edhe tri të korra, ndërsa këtu vetëm dy sosh"
Pronari i ndërmarrjes për konservimin e perimeve “Kolm Pfluger”, Peter Pfluger nuk kishte menduar ndonjëherë se do t`i “ndizte” biznesi me Kosovën. Kosova nuk kishte ndonjë nam të mirë dhe veç kësaj nuk është anëtare e BE-së thotë austriaku Pfluger, i cili tashmë ka fituar një përvojë befasisht të suksesshme biznesi pikërisht me Kosovën, gjegjësisht me një ndërmarrje partnere nga Shtimja.
Peter Pfluger
Të dy ndërmarrjet: Kolm Pfluger dhe Ettinger (me pronar Tahir Kokalarin) në një plantash në komunën e Shtimes mbjellin speca, tranguj dhe piperka, të cilat pastaj përpunohen për tu shitur si turshi, nëpër kavanoza, shumica në tregun austriak dhe një pjesë në atë kosovar etj.
Pfluger, i cili ndërmarrjen e themeluar në vitin 1910 e ka trashëguar nga gjyshi i tij, krahas perimeve kosovare, vazhdon të mbështetet edhe më tej në recetat dhe njohuritë austriake. Edhe farërat e perimeve që janë mbjellur në Kosovë, i ka dërguar nga Austria.
“Në Kosovë moti me diell zgjat më shumë se në Austri, kështu që atje mund t`i bëjmë edhe tri të korra, ndërkohë që në Austri vetëm dy sosh”, thotë Pfluger për “Wirtschaftsblatt”.
Suksesi në kultivimin e perimeve në Kosovë e shtyri Pflugerin që në vitin 2008 të zgjeronte kooperimin me partnerin e tij kosovar dhe të bënte një investim në Kosovë. Për investimin e ri, ai kishte pasur mbështetjen e ADA (Austrian Development Agency). Ndërsa sot, ai vazhdon prodhimin pa ndihmën e ADA-s.
Por, jo gjithçka ka shkuar mirë në këtë aventurë.
“Nga fillimi i këtij viti jam i detyruar të paguaj doganën dhe askush nuk di të më thotë nëse kjo do të vazhdojë kështu ose kur do të përfundojë”, thotë prodhuesi dhe konservuesi austriak i perimeve. Pagesa e doganave i shtrenjton perimet e tij deri aty sa s`durohet më.
“Doganat për ne përbëjnë një rrezik. Me kohë ato mund të bëhen problem, që ndoshta do të më shtyjë të tërhiqem nga investimet dhe puna në Kosovë”, kërcënon Pfluger.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










