Lajme
Turqit të interesuar për tregun e Kosovës
Sivjet pritet që në tregun kosovar të hyjë edhe një bankë e fuqishme turke
Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar se janë në bisedime me disa banka turke, që duan të vijnë këtu me kapitalin e tyre.
TEB-i dhe BKT-ja tashmë operojnë në Kosovë si banka turke.
Pas Aeroportit dhe tentativave për ta marrë KEK-un, turqit e kanë vënë në shënjestër edhe sektorin bankar të Kosovës.
Expressi përmes burimeve ka mësuar se sivjet së paku një bankë me kapital turk, do t’i shtohet tregut bankar të Kosovës. Edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës konfirmojnë se janë në bisedime me disa banka, në mesin e të cilave kryesisht ka nga Turqia.
Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka thënë për këtë gazetë se të interesuar për të hyrë në tregun bankar në Kosovë ka mjaft, por interesimi i tyre nuk është materializuar ende me ndonjë aplikacion për t’u licencuar.
Prania ekonomike e Turqisë në Kosovë po bëhet çdo ditë më e madhe. Turqit aktualisht janë prezentë në tregun bankar me dy banka komerciale BKT-ja dhe TEB-i të cilat janë konsoliduar mjaft mirë në Kosovë.
Përveç sektorit bankar, turqit janë mjaft të pranishëm edhe me investimet e tjera.
Përveç Aeroportit, janë tri kompani turke të parakualifikuara për privatizimin e distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, turqit kanë investuar mbi tetë milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










