Sport
Triumfon Shala
Boksieri shqiptar, Shpëtim Shala, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në ring dhe e gjunjëzoi francezin, Cedric Bellais, në meçin e zhvilluar në Vjenë të Austrisë. Një luftë interesante për dhjetë raunde, por boksieri nga Kosova ishte më i mirë, i cili me vendim unanim të gjyqtarëve doli triumfues dhe është kampion i IBO-Intercontinental në kategorinë gjysmë të rëndë, shkruan albinfo.ch.
Ai deri më tash ka zhvilluar 23 meçe në boksin profesionist, ka 21 fitore (8 KO), një barazim dhe një humbje.
“Ju faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe urimet, e falënderoj shumë ekipin tim, të cilët çdo herë janë pranë meje. Peter Pospichal, Azdren Mahmutaj, Shkëlqim Shala, Besnik Limani, Josef Jancso, Roman Pallesits dhe një falënderim të veçantë koleges time të klubit, Eva Voraberger për mbështetje në stërvitje dhe jam i sigurt se ajo do ta kthen prapë titullin e Botës. Faleminderit shumë sponsorëve të mi YAMAHA, SH2 GmbH si dhe për fund e falënderoj bashkëshorten time Lili që është çdoherë prapa meje”, shkruan Shala në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













