Shkurt.ch
Transplanton një palë mushkëri – shpëton dy jetë!
Në operacion janë angazhuar tre ekipe mjekësh. Rezultati: të dy pacientët shpëtojnë dhe marrin frymë me mushkëritë e tyre "të reja"
Një kirurg i Spitalit Universitar të Cyrihut ka arritur të bëjë një ndërhyrje kirurgjike çfarë nuk ka bërë deri më tash askush në botë. Ai ka ndarë mushkëritë dhe ua ka transplantuar ato dy vetave, duke shpëtuar dy jetë njerëzish.
Siç ka njoftuar magazina shëndetësore e SF1, “Puls”, një i ri 19 vjeç dhe një e re 14 vjeçe gjendeshin në listën e pritjes së “Swisstransplant”, për transplantim të mushkërive të dhuruara. Ata të dy ishin në gjendje kritike dhe kishin nevojë urgjente që ndonjë dhurues tu shpëtonte jetën.
Kur, më në fund një palë mushkëri janë në dispozicion për transplantim, lind dilema e vështirë: ato u përshtateshin të dy pacientëve, por vetëm njëri mund të përfitonte ndërsa tjetri mund të vinte në rrezik jetën!
Këtë gjë nuk mund ta pranonte kirurgu Walter Weder, udhëheqës i Klinikës për Kirurgji Torakale në Spitalin Universitar të Cyrihut. Kështu, ai merr vendimin e jashtëzakonshëm: mushkëritë duhej të ndaheshin dhe të transplantoheshin te të dy pacientët e rinj. Duke vendosur kështu, dr. Weder po bënte diçka që ende nuk kishte ndodhur në historinë e mjekësisë botërore.
Dhe, ai i hyn operacionit i cili zgjat plot 8 orë. Tre ekipe mjekësh angazhohen në operacionin e komplikuar. Rezultati: të dy pacientët shpëtojnë dhe mund të marrin frymë me mushkëritë e tyre “të reja”.
Mjeku guximtar thotë se në kirurgji ndodhin situata të skajshme kur dhet ndërmarrë diçka që më parë nuk ka guxuar të veprojë askush. Kjo mund të duket si eksperiment, por ne e kemi ditur saktësisht se çfarë po bëjmë”, ka shtuar dr. Weder, mjeku i parë në botë që ka transplantuar një mushkëri te dy persona.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













