Lajme
Transmetuesi publik i Zvicrës, SRF, tërheq korrespondentët nga Rusia
"Për shkak të ligjit të ri të medias në Rusi dhe pasojave kërcënuese për korrespondentët, SRF aktualisht nuk ka më asnjë punonjës në terren në Rusi"

Radio dhe Televizioni Zviceran (SRF) është duke tërhequr të gjithë korrespondentët nga Rusia. Arsyeja për këtë veprim është ligji i ri për median në lidhje me luftën gjegjësisht agresionin rus kundër Ukrainës.
Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin në fjalë, të premten në mbrëmje.
“Për shkak të ligjit të ri të medias në Rusi dhe pasojave kërcënuese për korrespondentët, SRF aktualisht nuk ka më asnjë punonjës në terren në Rusi dhe nuk do të dërgojë asnjë tjetër atje në të ardhmen e parashikueshme,” shpjegon Tristan Brenn, kryeredaktor i TV SRF.
Rregulloret e reja ligjore kërcënojnë deri në 15 vjet burgim për përhapjen e “informacionit të rremë” lidhur me forcat e armatosura ruse.
Dënime kërcënojnë edhe ata që “denigrojnë” publikisht ushtrinë. Transmetuesit e tjerë perëndimorë gjithashtu kanë pezulluar raportimin nga studiot e tyre në Moskë.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor