Lajme
Tragjedia e dy fëmijëve keqpërdoret nga politika
Sot pasdite në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë që për pasojë ka pasur vdekjen e dy fëmijëve, vëlla e motër. Rasti tragjik është shfrytëzuar mjerisht edhe për qërime hesapesh politike
Sot pasdite në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë që për pasojë ka pasur vdekjen e dy fëmijëve, vëlla e motër.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen Kolovica të Prishtinës ku kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rënë në një gropë e cila ka qenë aty e hapur prej kohësh.
“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”.
“Nga aty janë nxjerr dy trupa të pajetë, një djalë i moshës 11 vjeçare dhe një femër 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Klan Kosova.
Ahmeti ka thënë se vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.
Ndërkohë rasti i rëndë është bërë edhe shkas për përplasje në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, në nivel të vendit dhe të Prishtinës. Kështu, LDK ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe partia e tij VV. Ndërsa Ahmeti është përgjigjur se bashkëndjen me familjen dhe se jeta e dy fëmijëve është më e shtrenjtë se çdo post politik. Por ai ka theksuar se kundërshtarët politikë po e shfrytëzojnë tragjedinë për të qëruar hesapet politike.
Ndërkohë ngushëllime për tragjedinë. Familjes i kanë dërguar presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj tragjedisë që ka ndodhur në Kolovicë ku dy fëmijë kanë humbur jetën në një gropë të hapur nga kompanitë e ndërtimit që kanë funksionuar në Komunën e Prishtinës, pikërisht në kohën kur ka qenë kryetar i saj, duke thënë se ndjehet i prekur nga tragjedia.
Në telegramin ngushëllues të Isa Mustafës si kryeministër nuk përmendet fare fakti se kjo gropë është hapur në kohën sa ka qenë kryetar i Prishtinës, shkruan insajderi.com.
“Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për ju dhe për tërë Kosovën. Me dhimbje dhe pikëllim të pamasë morëm lajmin tragjik të humbjes së jetës së dy fëmijëve Tuaj. Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës përjetojnë sot një dhimbje të madhe dhe bashkëndjejnë me ju”, thuhet në telegramin e Mustafës për familjen.
Gërmimet në Kolovicë, janë bërë qysh në kohën kur ka qenë Mustafa kryetar i Prishtinës, ku sic është parë nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të ofruar sigurinë në vendin ku është hapur gropa.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












