Kultura
“The Telegraph” i përgjigjet Trump: Edhe Rita Ora ishte refugjate
E përditshmja britanike “The Telegraph” i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan me një listë prej shtatë refugjatëve të cilët tashmë janë të njohur, në mesin e tyre edhe këngëtarja nga Kosova, Rita Ora
Ndalimi i refugjatëve nga shtatë myslimane për të hyrë në SHBA vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Urdhri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump vazhdon të komentohet në mënyrë të ndryshme dhe me shumë polemika.
E përditshmja britanike “The Telegraph” i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan me një listë prej shtatë refugjatëve të cilët tashmë janë të njohur, në mesin e tyre edhe këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, përcjell albinfo.ch.
Madeleine Albright, Judith Kerr, Yusra Mardini, Marlene Dietrich, Gloria Estefan dhe Regina Spektor janë emrat tjerë në këtë listë nga e përditshmja britanike.
“Ajo është fituese e çmimeve muzikore, dizajnuese e modës dhe ylli televiziv. Rita Ora u largua nga Kosova me prindërit e saj në moshën njëvjeçare, pas persekutimit ndaj shqiptarëve. Ajo katër herë ka dominuar në Britani të Madhe me këngët e saj dhe ka marrëveshje me brendet e famshme botërore si Adidas e Rimmel”, thuhet për Rita Orën.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












