Lajme
Thaçi kërkon më shumë punë për riatdhesimet
Gjatë takimit për procesin e liberalizimit të vizave, kryeministri Thaçi tha se qeveria do të mbështesë komunat në përmbushjen e kritereve për liberalizim.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi nga kryetarët e komunave të shtojnë angazhimet në procesin e riatdhesimit.
Gjatë takimit ndërinstitucional për procesin e liberalizimit të vizave, kryeministri Thaçi tha se qeveria do të mbështesë komunat në përmbushjen e kritereve për liberalizim, shkruan gazetaexpress.com.
Kryeministri Thaçi bëri të ditur se shumë shpejt pritet një mision vlerësues nga Komisioni Evropian për vlerësimin e arritjeve të Kosovës në procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar.
I pari i ekzekutivit të Kosovës u shpreh se Qeveria ka vendosur të hartojë një raport të hollësishëm për përmbushjen Planit të veprimit për ri-integrimin e personave të riatdhesuar si dhe kërkesave tjera që dalin nga raportet e misioneve vlerësuese të KE-së.
Kryeministri ka thënë se përgjatë këtij procesi, Qeveria është përpjekur që t’i mbështesë komunat në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes përgatitjes së kornizës ligjore, strategjike dhe institucionale, planifikimit financiar.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










