Lajme
Thaçi: Interpelanca për zhurmë politike
Vetëvendosje: Qeveria e ka zvarritur interpelancën e autostadës, pasi që ajo nuk ka dëshiruar që kjo të ndodhë
“Qytetarët e Kosovës deri në fillim të muajit tetor ose në fillim të nëntorit do të mund të shijojnë komoditetin e autostradës së integrimit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në interpelancën për autostradën, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.Kryeministri ka garantuar se punimet në autostradë nuk do të ndërpriten pavarësisht kërkesave për një gjë të tillë. Ai ka deklaruar se kërkesa për ndërprerjen e punëve nuk justifikohet dhe se, sipas tij, kjo bëhet nga njerëz të papërgjegjshëm.Thaçi ka theksuar se interpelanca nuk është kërkuar për autostradë, por për një qëllim tjetër, sipas tij, për zhurmë politike dhe urrejtje politike.Ai ka deklaruar se dinamika e deritashme tregon një punë rekorde, e cila në një pikë të caktuar të autostradës arrin pikën 12 muaj më herët të punës së kryer se sa ishte paraparë.Ndërsa, Visar Ymeri nga “Vetvendosja” ka thënë se Qeveria e ka zvarritur këtë interpelancë pasi që ajo nuk ka dëshiruar që kjo të ndodhë.Ai ka thënë se ky projekt se nuk dihet se sa do të kushtojë. Vendimi që t’i jepet kompanisë “Bechtel & Enka”, dhe që kjo të ndodhë në këtë kohë, është shumë i dyshimtë, ka thënë Ymeri.
“Kjo rrugë që ishte dashur të jetë rruga e Kombit është rruga e hajnisë dhe rruga e varfërisë së Kombit”, e ka përfunduar fjalën e tij, shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Pos PDK-së, të gjitha partitë tjera parlamentare kanë kërkuar transparencë për autostradën.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











