Lajme
Thaçi: Aksioni në veri, në mbrojtje të sovranitetit
"S’mund të jemi indiferent dhe përjetësisht të tolerojmë që sovraniteti ynë të cenohet, që një pjesë e atdheut të përdoret për kontrabandë"
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i është drejtuar sot popullit me një deklaratë me rastin e aksionit në veri. Me këtë rast ai ka nënvizuar se aksioni i policisë në veri të vendit për të rivendosur kontrollin në pikat kufitare, në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si veprim i nxitur dhe me qëllim provokues.
Qëllimi i vetëm ka qenë vendosja e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ka thënë zoti Thaci.
Si kryeministër i Kosovës ka shprehur publikisht admirimin për forcat e rendit.
“Vendimi i mbrëmshëm ka qenë jo i lehtë, por i drejtë dhe i domosdoshëm, në fund të fundit si kryeministër kam përgjegjësi morale dhe ligjore të marr vendime të rënda, por është e rëndësishme të jenë vendime të drejta”.
”
S’mund të jemi indiferent dhe përjetësisht të tolerojmë që sovraniteti ynë të cenohet, që një pjesë e atdheut të përdoret për kontrabandë”, tha kryeministri Thaçi.
Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës për mirëkuptim, qetësi dhe gjakftohtësi, kurse Beogradit i ka bërë thirrje që të evropianizojë qasjen në raport edhe me shtetin e Kosovës, duke thënë se bashkëpunimi është në interes të të dyja shteteve.
Thaçi ka porositur se s’do të bëjë kompromis me askënd për sigurinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës, dhe se vendimi është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
“Partneritetin me miqtë ndërkombëtar duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, tha zoti Thaçi, ndonëse bëri të ditur vendosmërinë e tij për respektimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e sovranitetit të Republikës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026









