Lajme
Tërhiqen njësitë speciale në pikën 1 dhe 31, kthehet normaliteti
Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me KFOR-in për tërheqjen e njësive speciale nga pika 1 dhe 31 në veri.
Ai ka thënë për KTV-në se njësia speciale tashmë ka kryer misionin e saj.
“Njësia speciale ka kryer misionin e vet, misioni i tyre ka qenë kthimi i ligjshmërisë në pikën 1 dhe 31”, ka theksuar Rexhepi i cili ka shtuar se tashmë në pikat kufitare në veri do të vendosen policia e përbërë nga serbë dhe shqiptarë po ashtu edhe nga doganierët serb dhe shqiptar.
Ai ka konfirmuar se policia dhe doganierët do të asistohen nga KFOR-i, nga se sipas tij, ky misio është përgjegjës për sigurinë në vend.
Ministri i Brendshëm ka njoftuar se fillimisht policia dhe doganierët do të dërgohen në pikat kufitare me helikopter derisa të përmirësohet gjendja në veri.
Po ashtu ai ka thënë se është dhënë një ide që policët dhe doganierët të punojnë me orar të zgjatur nga 12 në 24 orë.
Ndërsa mediat serbe raporton se rrugët në Leposaviq dhe Zubin Potok vazhdojnë të jenë të bllokuara.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt








