Lajme
Telekom Austria ofron deri në 350 milionë euro për PTK-në
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shpresojnë të fitojnë një shumë prej 600 milionë eurosh për 75 për qind të shitjes së PTK-së
Telekom Austria ka shfaqur interesimin për të blerë 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), ndërsa në garë është edhe Deutsche Telekom.
“Jemi të interesuar të blejmë PTK-në “, i ka thënë gazetës vjeneze Die Presse një zëdhënëse e Telekom Austria. Megjithatë, ajo ka theksuar se Telekom Austria ende nuk ka marrë nën llupë bilancin e PTK-së. Ajo nuk ka folur as për çmimin, por as për kohëzgjatjen e procedurave.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shpresojnë të fitojnë një shumë prej 600 milionë eurosh për 75 për qind të shitjes së PTK-së.
Por, Die Presse, shkruan se nga burime brenda Telekom Austria ka marrë vesh se kjo kompani do të ofrojë një çmim prej 300 deri në 350 milionë euro.
Vëzhguesit e rrjedhave ekonomike kanë hequr një paralele me privatizimin e Telekomit të Serbisë. Qeveria në Beograd kishte kërkuar 1.4 miliardë euro, por Telekom Austria kishte ofruar një çmim shumë më të ulët.
Die Presse shkruan se Telekom Austria kishte konkurruar për dy licenca të telefonisë mobile në vitin 2007 në Kosovë, por ishte kthyer duarthatë.
Aktualisht kundër PTK-së janë duke u zhvilluar hetime për korrupsion për shkak të dhënies së licencës. Vitin e kaluar për këtë qëllim EULEX kishte bastisur zyrat e PTK-së.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












