Lajme
Të gjithë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”
Në aktivitetin e pastrimit të mjedisit, një nismë e filluar në mbi 100 shtete të botës është përfshirë edhe Kosova
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, dhe kreu i Prishtinës, Isa Mustafa, bashkërisht morën pjesë në fillimin e aksionit më të madh deri tash për pastrimin e Kosovës. Ata ishin në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, afër shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Në aktivitetin e pastrimit të mjedisit, një nismë e filluar në mbi 100 shtete të botës në të cilën është përfshirë edhe Republika e Kosovës, presidentja Jahjaga ka theksuar se ky aksion duhet të shndërrohet në punë e shprehi të përditshme të të gjithë qytetarëve.
“Kemi dalë që të përkrahim një iniciativë të këtillë, sepse Kosova është atdheu ynë dhe secili prej nesh dëshiron që ta ketë një vendbanim, një lagje dhe një qytet më të bukur, më të mirë dhe më të pastër”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, kjo është një iniciativë shumë e mirë të cilës edhe Republika e Kosovës i është bashkangjitur, iniciativë që tanimë ka filluar në mbi 100 shtete të tjera dhe që ka aspektin vullnetar të qytetarëve të ndryshëm, që është iniciativë që quhet “Let’s do it World”.
Presidentja e vendit ka thënë se kjo ka të bëjë edhe me aspektin e vetëdijesimit të njerëzve, sepse nuk është punë e një dite, por është punë e përditshme, meqë dëshirojmë të kemi një ambient më të pastër, për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme për të gjithë qytetarët.
Aksionin e ka mbështetur edhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri, Hashim Thaçi shprehu besimin e tij se aksioni do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka theksuar se në aksione të tilla duhet të marrin pjesë të gjithë në mënyrë që të parandalohet ndotja e ambientit.
“Jemi bashkuar të gjithë pa dallime partiake e politike. Jemi bashkuar edhe si gjenerata, ja ku i kemi edhe fëmijët këtu që të angazhohemi të gjithë për Kosovën e re, për Kosovën e zhvilluar për Kosovën edhe më të pastër. Patriotizmi më i madh sot është që të punojmë të gjithë që të ndërtojmë një Kosovë të re dhe të pastër, por edhe të parandalojmë që të mos ndodh ndotja natyrisht”, ka deklaruar Thaçi.
Kreu i Prishtinës, Isa Mustafa pranoi se mbrojtja e ambientit paraqet sfidë për komunën e Prishtinës. Ai kërkon nga qytetarët që pas aksionit të pastrimit të jenë edhe më të kujdesshëm.
“Këtu në Prishtinë po ballafaqohemi me mbeturina të ngurta të cilat po hedhen vend e pa vend, sepse kemi ndërtime të mëdha dhe kemi një shpërkujdesje të lartë të njerëzve të kompanive të ndryshme. Do të bëjmë përpjekje që ato t’i pastrojmë në mënyrë që qytetarëve t’u pasqyrojmë një ambient më të pastër në mënyrë që pastaj ata të jenë më të kujdesshëm”, ka thënë ai
Aksioni, më i madhi i këtij lloji në Kosovën e pasluftës, ka për qëllim të pastrojë vendin nga mbeturinat. Në këtë aksion janë bashkuar shumë organizata joqeveritare dhe vullnetarë në gjithë Kosovën.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












