Sport
Talenti shqiptar i Schalkes, Jason Ceka, po ndjek rrugën e Ozilit e Neuerit
"Futbolli është jeta ime. Është dëshira ime e madhe për t'u bërë profesionist dhe unë do të bëj gjithçka për këtë, natyrisht që është një objektiv i madh, por jam i bindur se mund ta arrij", ka thëne Ceka
18-vjeçari Jason Ceka është një nga talentet më të mëdhenj të grupmoshave të reja te ekipit gjerman Schalke 04.
Ai ka thënë se po sakrifikon çdo gjë që të arrijë ta bëjë realitet ëndrrën e tij, e që është futbolli profesional. Fati i tij është se po trajnohet nga Norbert Elgert, trajneri që ka nxjerrë talente të shumta në futbollin gjerman. Manuel Neuer, Mesut Ozil, Julian Draxler si dhe Leroy Sane janë vetëm disa nga emrat që ka nxjerrë ky trajner, por mbetet të shihet se a do ta ketë Ceka këtë fat. Ai megjithatë këtë sezon ka shkëlqyer për ekipin U19, duke shënuar 6 gola.
“Futbolli është jeta ime. Është dëshira ime e madhe për t’u bërë profesionist dhe unë do të bëj gjithçka për këtë, natyrisht që është një objektiv i madh, por jam i bindur se mund ta arrij”, ka thëne Ceka në një intervistë për Goal, transmeton albinfo.ch.
Pasioni i tij për futbollin ka lindur që nga fëmijëria e hershme. Ai e filloi karrierën e tij si një katërvjeçar në ekipin e Bambini VfB Frohnhausen, para se në moshën nëntëvjeçare të kalonte tek ekipi Rot-Weiss Essen. “Atje kam luajtur për katër vjet, derisa e bëra kalimin në Schalke”, shpjegon ai. Ceka është ndër lojtarët më të vogël në fushë me 1.69 metra, por kjo s’e pengon për të luajtur edhe me lojtarë më të mëdhenj.
Në këtë intervistë ai ka folur për jetën e tij, për sakrificën që bën për t’u ndarë nga shokët që të mos shkojë në diskoteka si dhe ka shpjeguar se ende nuk ka zgjedhur nëse do të luajë për kombëtaren gjermane apo atë të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












