Lajme
Tadiq thotë se do të përçojë mesazhe paqeje
Aktivistët e Vetëvendosjes janë përpjekur ta pengojnë Tadiqin, duke sulmuar me gurë eskortën e tij, para se të pengoheshin nga policia
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, me të arritur në Manastirin e Deçanit, ka shprehur falënderimet e tij për “mikpritjen”, duke thënë se ka ardhur “për të përçuar mesazhe paqeje edhe për serbët, edhe për shqiptarët”.
“U dërgoj mesazhe paqeje edhe njerëzve të besimeve të tjera, duke dëshiruar të bashkohemi, duke mos hequr dorë nga identiteti ynë, vlerat tona, kisha dhe besimi ynë, duke besuar në paqe”, ka thënë Tadiq raportojnë mediat serbe.
Ai do të marrë pjesë në liturgjinë festive që Manastiri i Deçanit organizon me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Aktivistët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ janë përpjekur ta pengojnë Tadiqin dhe delegacionin që e shoqëron, duke sulmuar me gurë eskortën e tij, para se të pengoheshin nga policia.
‘Vetëvendosje’ ka bërë të ditur se 20 aktivistë të saj janë lënduar.
18:30 – Protesta kundër Tadicit, në Pejë dhe në Deçan
Zyrtarë të Policisë për rajonin e Dukagjinit konfirmuan protestat e qytetarëve në Pejë dhe Deçan, të cilët po e kundërshtojnë vizitën në Kosovë të presidentit serb, Boris Tadic, mirëpo theksuan se gjendja është e qetë dhe nën kontroll.
Zeqir Kelmendi, zyrtar për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Dukagjinit tha për mediet e Prishtinës se janë mbledhur qytetarët në Pejë dhe Deçan për të kundërshtuar ardhjen e presidentit serb, mirëpo potencoi se për sigurinë e Tadicit po kujdeset policia e EULEX-it.
Ai ka thënë se nuk janë të vërteta pohimet se janë arrestuar disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë regjion.
Ndryshe, disa qindra shqiptarë bllokuan rrugën në Deçan, për të kundërshtuar ardhjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, në Manastirin e Deçanit.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bllokuar për gjysmë ore autobusin e kompanisë “Lasta”, që ka transportuar serbët në Deçan, raportojnë mediat serbe.
Pas aksionit të policisë, përfshirë edhe njësitet ROSU, thuhet se autobusi ka vazhduar rrugën për në manastir. Mediet serbe raportojnë se demonstruesit shqiptarë kanë shkruar në autobus akronimin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), ndërsa kanë detyruar shoferin që t’i heq tabelat e Serbisë nga autobusi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











