Lajme
Swisscoy, i mirëpritur në Kosovë
Banorët e Suharekës i ndiejnë ushtarët zviceranë te kampit Casablanca si bashkëqytetar
Zgjatjen e mandatit të ushtarëve zviceranë e kanë mirëpritur qytetarët e Kosovës, posaçërisht ata që tashmë sa vite nga afër kanë përcjell aktivitetin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të trupave të NATO-së në Kosovë, KFOR.
Kontigjenti i ushtarëve zviceranë në Kosovës, Swisscoy, është i vendosur qe 12 vite në kampin Casablanca, në dalje të qytezës Suharekë.
Aktualisht kontingjenti zviceran përbëhet nga mbi 40 ushtarë zviceran, ndërsa kampi është i rrethuar nga të gjitha anët. Dikur në kamp kishte me mijëra ushtarë, kryesisht gjermanë dhe austriakë. Zviceranët përherë kanë qenë në numër të vogël.
Kontingjenti i vogël i ushtarëve zviceranë përkujdesen vetëm një seksion i këmbësorisë me detyra sigurinë dhe vëzhgimin. Para dy vitesh e kanë përfunduar periudhën nëntëvjeçare e përfshirjes së plotë të këmbësorisë së Swisscoy-it.
Banorët e Suharekës kanë admirim për gjithë ushtarët e kampit Casablanca. Gjatë këtyre viteve janë mësuar me ta. I ndjejnë si bashkëqytetar.
Rifat Krasniqi, një mësues i qytezës, e kujton qershorin e vitit 1999 kur aty kishin ardhur ushtarët gjermanë.
“Ishte gjithçka e shkatërruar. Më vonë erdhën ushtarët austriakë dhe zviceranë. E ndihmuan qytezën dhe sot kur kalojnë nëpër qytezë I ndjejmë si ushtarë tonë”, tha ai.
Qyteza ka një rrugë kryesore, aty kalon edhe rruga për në Prizren dhe lëvizja e automjeteve me shenjë të KFOR-it është e shpeshtuar.
“Që kur e kemi hapur restorantit shpesh vijnë ushtarë zviceranë. Thonë se u pëlqen ushqimi ynë”, rrëfen Fatmir Kuqi, shef i pjesës së restorantit të kompleksit më të madh tregtar në qytezë Ben Af.
Blerim Çoçaj, një gazetar që ka mbuluar në të kaluarën rajonin e Suharekës, thotë se nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të keqe nga banorët lokalë për ushtarët e NATO-s në përgjithësi, e në veçanti për ushtarët zviceranë.
Edhe zyrtarët shprehen të kënaqur me praninë e ushtarëve zviceranë.
Kryetari i ri komunës, Blerim Kuqi dëshiron që prania e Swisscoy-it të jetë edhe më tutje, ngase, sipas tij, kjo prani nuk pengon askënd. “Kemi parasysh ndihmën që e ka dhënë shteti zviceran për Kosovës dhe ushtria zvicerane që ka ndihmuar popullatën në forma të ndryshme”, ka thëne ai.
Viteve të fundit kontingjenti ka kaluar në një zgjerim të forcave të logjistikës dhe i ekipeve të ndërlidhjes e të vëzhgimit, të cilët bashkëpunojnë me popullatën lokale jashtë kampit.
Ndërkohë, në Kosovë, të gjithë do të dëshironin që trupat zvicerane të ngelin edhe më tutje në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









