Lajme
“Sundimi i rendit dhe i ligjit si në Slloveni”
"Sundimi i rendit dhe i ligjit si në Slloveni", garanci për zhvillim ekonomik edhe për të ardhmen e Kosovës
Nuk mund të mendohet se një shtet do të ketë perspektivë zhvillimore qoftë në aspektin ekonomik, politik, social a kulturor, e para së gjithash integrues, në qoftë se sundimi i rendit dhe i ligjit nuk është në nivelin e kërkuar si në aspektin shtetëror, ashtu në aspektin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, theksoi prof. dr. Ernest Petrič, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, gjatë takimit që pati me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues të OEK-ut.
Është nder i madh që kemi raporte të tilla të gjithanshme në mes të dy shteteve mike, siç janë Republika e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë dhe mendojmë si Odë Ekonomike e Kosovës se proceset e të kaluarës integruese të Sllovenisë mund të jenë modele të cilat duhet të barten në Kosovë dhe Sllovenia të përdoret si një shtyllë bazike e urës në relacionin Prishtinë – Bruksel, theksoi z. Gërxhaliu.
Ai vazhdoi duke thënë se me krenari kosovarët e kujtojnë takimin në Canarijev Dome që ishte një kthesë revolucionare për Kosovën dhe një dëshmi e përkrahjes së pafund të Republikës së Sllovenisë dhënë proceseve pozitive në Kosovë drejt pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë.
E tëra kjo nënkupton se e kemi të sotmen dhe duhet bashkërisht ta ndërtojmë partneritetin drejt një ardhmërie më prosperuese dhe modelet e privatizimit, integrimit, harmonizimit të standardeve evropiane, format e avancuara të bashkëpunimit përmes investimeve të përbashkëta, qasje në burime investuese nga fondet evropiane dhe bartja e dijes dhe përvojave sllovene duhet të jenë qëllim i avancimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Në veçanti, sundimi i rendit dhe i ligjit, ngritja e përgjegjësisë individuale dhe institucionale duhet të jenë shtyllat e eliminimit të dukurive negative që i karakterizojnë shoqëritë në tranzicion, e në këtë rast edhe Kosovën.
Prof. dr. Ernest Petrič theksoi se në Kosovë është vërejtur një dinamizëm i jashtëzakonshëm, por i cili duhet të ketë edhe mbështetje dhe garanci ligjore dhe juridike. Funksionimi i këtyre parimeve bazike të demokracisë moderne janë në të njëjtën kohë edhe parakushtet bazike në rrugëtimin drejt familjes evropiane dhe sa më shpejt që fillon zbatimi i tyre në Kosovë, do t’i përshpejtoni proceset me efektivitet pozitiv të shumanshëm. Prandaj më gëzon fakti që në Kosovë shoh njerëz dhe ekspertë të rinj e të shkolluar jashtë vendit dhe me një përvojë ndërkombëtare që mund të jenë potencial i përshpejtimit të proceseve pozitive, potencial të cilin Sllovenia nuk e posedon.
Duhet kuptuar se Kosova nuk ka problem me Brukselin dhe me kryeqytetet e tjera, por duhet të merret me vetveten dhe të gjitha sfidat të zgjidhën në Kosovë dhe platforma e minimizimit dhe zgjidhjes së këtyre sfidave është zhvillimi ekonomik, i cili është ngushtë i lidhur me sundimin dhe implementimin e rendit dhe ligjit, theksoi Petriç.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












