Lajme
Sulmohet shtëpia e Nazim Bllacës
Me një granatahedhës është sulmuar shtëpia e dëshmitarit të mbrojtur, Nazim Bllaca në fshatin Ribar të Lipjanit. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, njofton Policia
Shtëpia e Nazim Bllacës, personit me kontrovers në Kosovën e pasluftës, është sulmuar mbrëmë me granatahedhës nga persona të panjohur në fshatin Ribar i Madh të komunës së Lipjanit. Sipas raportit policor, përveç dëmeve materiale, nuk ka lëndime fizike.
Për sulmin ndaj shtëpisë së tij, fillimisht ka njoftuar vetë Bllaca, i cili ka disa vite që qëndron në arrest shtëpiak. Ai është dëshmitarë i mbrojtur, ndërkaq pretendon se ka qenë pjesë e Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK).
“Sonte në orën 23:03 min është sulmuar me granatahedhës shtëpia ku jetoj tash e katër vite. Të lënduar nuk ka, por objekti është i dëmtuar pasi është goditur pjesa lindore e shtëpisë”, njofton Bllaca, sipas të cilit, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.
Mirëpo për shkak të deklaratave kontroverse që ka lëshuar në të kaluarën, mediet nuk i kanë besuar Nazim Bllacës, derisa policia e Kosovës konfirmoi se në fshatin Ribar i Madh i Lipjanit, një shtëpi është sulmuar me granatahedhës.
“Raportohet se nga persona të pa njohur dyshohet që është hedhur një mjet shpërthyes ne çatinë e shtëpisë se viktimës mashkull. Është gjetur një mjet nga polica i cili dyshohet qe është përdorur ne rast. Nuk raportohet për te lënduar vetëm për dëme materiale”, njofton Policia e Kosovës.
Të gjitha njësitet e nevojshme policore, siç thuhet, i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe janë duke i kryer hetimet lidhur me ketë rast.
Ndryshe, Nazim Bllaca ka pranuar hapur se bashkë me disa shokë, që tashmë janë të dënuar me 54 vite burg, ka marrë pjesë në “vrasje dhe plagesa” të disa shqiptarëve dhe politikanëve kosovarë. Disa nga të dënuarit në “Rastin Bllaca” janë në arrati.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











