Lajme
Stadiumi “Adem Jashari” gati për miqësoren historike
Pas investimeve emergjente në vlerë 740 mijë euro, Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, tashmë i plotëson kushtet e kërkuara nga FIFA dhe UEFA
Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë është i gatshëm për ndeshjen e parë historike që Kosova do ta zhvillojë kundër Haitit me 5 mars në ora 15. Pas investimeve emergjente në vlerë 740 mijë euro, stadiumi tashmë i plotëson kushtet e kërkuara nga FIFA dhe UEFA për miqësoren e parë.
Stadiumi Olimpik sot u inaugurua nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili u shoqërua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, Fadil Vokrri.
Kryeministri Thaçi u shpreh i impresionuar me punën që është bërë gjatë renovimit të stadiumit olimpik në Mitrovicë, i cili sipas ekspertëve, i përmbushë standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.
“Dëshiroj të falënderoj ministrin e Sportit, Memli Krasniqi, kryetarin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në internacionalizimin e sportit kosovar dhe në krijimin e mundësive për të zhvilluar ndeshjet e para ndërkombëtare të futbollit për Kosovën”, tha kryeministri Thaçi.
Ai tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të investojë në sport, edhe në renovimin e stadiumeve tjera anekënd Republikës së Kosovës.
“Pres që të mërkurën të kemi edhe ndeshjen e parë historike mes Kosovës dhe Haitit, por të kemi edhe festë, të shpresojmë natyrisht fuqishëm se Kosova do të fitojë”, u shpreh kryeministri Thaçi.
Ky stadium, ku luan Trepça, njëri nga ekipet më të suksesshme të Kosovës, i cili dikur ka luajtur edhe në finalen e kupës së ish-Jugosllavisë, ka një kapacitete prej 18 mijë ulësesh. Po ashtu e veçanta e këtij stadiumi është se shumica e pajisjeve të ish-stadiumit “Rasunda” të Suedisë, i cili është mbyllë vitin e kaluar, i ka marrë ky stadium.
Ndryshe, tashmë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e parë miqësore, që Kosova e luan kundër Haitit. Biletat në treg kanë kushtuar 5, 7 dhe dhjetë euro, ndërsa në të zezë po shkojnë deri 100 euro.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










