Sport
Stadiumet në Kosovë në gjendje të mjerë
Zyrtarët e UEFA-s kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë vëzhguar stadiumin në Prishtinë dhe Mitrovicë, por, janë ndarë shumë të pakënaqur me gjendjen që kanë gjetur këto dy stadiume
Kosova vazhdon të përballet me probleme infrastrukture, sidomos në sportin e futbollit, përkundër faktit që është pranuar në arenën ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendas i zhvillon në Shkodër, pasi në Kosovë nuk ka stadiume që i plotësojnë kriteret e kërkuara.
Zyrtarët e UEFA-s kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë vëzhguar stadiumin në Prishtinë dhe Mitrovicë, por, janë ndarë shumë të pakënaqur me gjendjen që kanë gjetur këto dy stadiume.
Inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno është ndarë i pakënaqur me gjendjen e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, ka thënë Borno.
Edhe stadiumi i Prishtinës nuk është në gjendjen më të mirë dhe vështirë se mund të përfundojë brenda afatit të kërkuar.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











