Lajme
Sonte mund të bëhet me president Kosova
Pritet që sonte të mblidhet Kuvendi i Kosovës, ku në një seancë jashtëzakonshme do të zgjedhet presidenti i ri i shtetit
Gjatë ditës është mbledhur Kryesia e Kuvendit, ndërsa ende nuk është e sigurt mbajtja e kësaj séance, edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, konfirmoi se janë mbledhur edhe nënshkrimet e nevojshme për seancën e jashtëzakonshme dhe dy kandidatët për president. Sipas tij, séance do të mbahej në orën 18:00. Grabovci ka thënë se, përveç kandidates konsensuale Atifete Jahjaga, do të jetë edhe një tjetër kandidat i AKR-së, por nuk është bërë i ditur emri.
Ndërkohë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së së kryeministrit Hashim Thaçi nuk kanë qenë të pranishëm nënkryetari Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi, por Grabovci këtë mungesë e ka arsyetuar, duke thënë se ata kanë qenë të zënë me angazhime tjera.
Kuvendi mund të votojë sonte për presidentin e ri të Kosovës, post ky që tani pritet të udhëhiqet nga një femër, për të cilën janë pajtuar dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, e po ashtu është pajtuar edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit, i cili udhëhoqi vendin për 35 ditë.
Jahjaga është propozim konsensual për presidente pas dy ditë negociatash ndërmjet kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, atij të LDK-së, Isa Mustafa dhe kreut të dorëhequr të AKR-së, Behgjet Pacolli, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe shefit të ICO-s, Pieter Feith.
Lidhur me marrëveshjen e arritur mbrëmë sot kanë reaguar dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe AAK. Lideri I Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se me marrëveshjen e mbrëmshme nuk është tejkaluar kriza politike.
“Nuk kemi kurrfarë tejkalimi të krizës në Kosovë me pazarin e mbrëmshëm. Vetëm sa u akomoduan ambiciet e politikanëve që drejtojnë partitë për hir të vetes së tyre”, ka thënë Kurti.
Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, e quajti spektakël marrëveshjen e arritur. “Për AAK është edhe një spektakël, që i dhurohet vendit tonë në këtë mënyrë dhe në këtë formë. Është e rëndësishme qe të kalohet ngërçi politik, por jo në çdo formë dhe në çdo mënyrë”, ka thënë Luma.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










