Lajme
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës
Katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar, zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, Kai Gudenoge
Mediat dhe zyrtarët në Serbi raportojnë për një numër më të madh të plagosurish në mesin e protestuesve, por këto njoftime nuk janë konfirmuar nga autorietet në Kosovë
Gjatë ditës njësitë e KFOR-it, kanë filluar një aksion të ri të heqjes së barrikadave në vendkalimin kufitar në Jarinje.
Gjatë këtij aksioni KFOR-i ka arrestuar pesë persona që kujdestaronin në barrikada.
Arrestimi i tyre u bë për shkak se të njëjtit kishin kundërshtuar përpjekjet e këtyre forcave për heqjen e një barrikade në Jarinë.
Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje.
“Ne kemi arrestuar 5 persona për shkak të sjelljes agresive në Jarinë, në portën 1. Më pas ata i kemi dorëzuar tek EULEX-i, për hetime të mëtutjeshme dhe tani të pesë personat në fjalë janë liruar”, ka thënë Adametz.
Ai ka bërë të ditur se pas heqjes së barrikadës në afërsi të Jarinës, “banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar”.
Megjithatë kjo situatë nuk ka reflektuar në pjesë të tjera të veriut ku sipas zëdhënësit rajonal të Mitrovicës Besim Hotit situata është e qetë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











